Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke i vendosur kohë Prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet ndaj tij.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë zhvillim Tahiri tha se kjo histori duhet që të marr fund pasi nuk mund të zgjasë në pafundësi.
Gjithashtu ish ministri Brendshëm i është përgjigjur edhe pyetjes se a do t’i rikthehet politikës. Tahiri iu përgjigj se: Ka kohë për të gjitha.