Kreu i Grupit PS, Taulant Balla, ka vijuar replikat me djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Përmes Facebook, Balla shkruan se Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit u refuzohet viza amerikane.
“Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë!
Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?!
Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!” – shkruan Balla në Facebook.