Sot u zhvillua seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në prag të vendimit për Tahirin, dy fanse të tijat janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të stampuara me portretin e Tahirit.
Seanca për ish-ministrin u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.
Më poshtë po përcjellim disa nga momentet e daljes së Tahirit nga gjykata dhe pritjen e fansave.