osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Asnjë protestë, asnjë manovër, asnjë zhurmë politike nuk e bllokon dot drejtësinë!

Asnjë protestë, asnjë manovër, asnjë zhurmë politike nuk e bllokon dot drejtësinë!

Egërsia dhe padurimi, acarimi, por dhe akselerimi drejt ngutjes së pështjellimit politik dhe “revolucionar” nga ana e opozitës, nuk kanë qëllim real interesin e popullit dhe shoqërisë! Një kryetar opozite që deklaron me gëzim “nuk do të ketë pranim të vendit si kandidat dhe nuk ka integrim” do të thotë se ka interes të kundërt me shoqërinë shqiptare! Gëzimi dhe pathosi po me dritë entuziazmi në sy “për mos integrimin e Shqipërisë” sigurisht shkon kundra, me interesin e shqiptarëve!

Nuk është vetëm Lulzim Basha kështu! Në fillim është doktori dhe familja e tij gjenetike dhe politike, pastaj dhe rreth rrotullakët e pushtetit të çmendur të tij, si parti mike dhe bashkëfajtore për shumë vite, por dhe tashmë linja e vjetruar dhe e konsumuar e LSI-së që nga maja e shtetit deri në monopatet e partisë së ngritur nga Meta dhe administruar sot nga Kryemadhi! Po të kishin qenë një “establishment” i tillë, me interesa të përbashkëta me shoqërinë, Edi Rama do të kishte rënë prej kohësh!

Nëqoftëse një koncept i tillë opozite po të kishte qenë “i vaksinuar nga krimet ekonomike dhe ato politike të bëra dikur” – Edi Rama nuk do të kishte mundur as të fitonte mandatin e dytë dhe as zgjedhjet vendore! Nëqoftëse një opozitë e tillë do të kishte qenë “e restauruar”, e ribërë me analiza të vërteta dhe njerëz të rinj dhe të vjetër por që nuk kanë gisht në majat e korrupsionit të qeverisë së dikurshme, në vrasjet e saj në bulevard, në shpërthimet e Gërdecit dhe në mega vjedhjet që kanë bërë në energji dhe rrugë – Edi Rama do ishte rrëzuar prej kohësh.

Por një dorë e tillë “mitomanësh” dhe njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me interesin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, për një politikë pro tyre, për integrim europian “luajnë teatrin e fundit por absurd” jo për të larguar Ramën, por për të shpëtuar kokat dhe familjet e tyre nga drejtësia!? Po të kishin qenë për reformën në drejtësi, kjo opozitë do të kishte pasur përkrahjen e ndërkombëtarëve me shumicë dhe jo vetëm të gruas së zëmëruar me Ramën ose zonjës Pack!

Kanë sabotuar reformën dhe zgjidhjet e saj prej tre vitesh, janë dëmtuar nga kjo reformë, sepse njerëzit e tyre në drejtësi ose maskarenjtë e mos zbatimit të ligjit, devijimit dhe përdorimit të tij politikisht, po largohen masivisht dhe do ti shkohet kësaj gjëje deri në fund! Sot Kryeministri i Shqipërisë përmendet në mënyrë groteske si “armiku numër një i tyre” në politikë!

Rama nuk ju ka bërë asgjë! Përveç se ka lejuar të huajt të bëjnë reformën! Biles dikujt i ka bërë nder me eurot e shumta të pallatit të shembur në Vlorë dhe disa të tjerëve duke mos mbajtur fjalën kur erdhi në pushtet, për t’ju nxjerrë krimet që kanë bërë në ekonomi dhe financa! Opozita sot proteston për të bërë të mundur pështjellimin dhe mundësisht ndalimin e SPAK dhe BKH, por në përgjithësi stopimin deri në shkatërrim të reformës në drejtësi!

Këtë reformë e bëjnë të huajt – opozita akuzon Ramën që ka kapur jo reformën por dhe të huajt si pasojë! Asnjë interes dhe asnjë përgatitje, por as alternativa nuk ka Lulzim Basha për zgjedhje vendore që kur thotë marrëzi me “kile energji” të cilat janë premtime elektorale në zgjedhje politike dhe jo vendore! Problemi është te drejtësia dhe fillimi i saj realisht në Shqipëri! Tashmë SHBA, Gjermania, por dhe BE-ja si është normalisht evidente, kanë letrat gati, po bien njerëzit e tyre në administrimin e SPAK dhe BKH, por dhe informacionet për një dorë të delirantëve politikanë shqiptarë që kujtojnë se do të anashkalohen për aferat e tyre kriminale!

Sidomos lidershipet prej kohe djathtas majtas të korruptuar! Ndërkombëtarëve sot as që ju bën përshtypje “dalja e gjumit e Bashës për protesta” sepse e dinë se nuk e ka realisht për interesin e popullit të tij! E dinë qartë dhe mirë, janë mësuar me të tillë politikanë mitomanë dhe të një deliri absurd në Ballkan! Janë të qartë (të mirë informuar) se kush i fryn zjarrit për dhunë dhe kush janë segmentet e dhunës në opozitë! E më tepër se sa kaq, dinë lidhjet e krimit si në pozitë dhe sidomos në opozitë!

Dinë anti amerikanizmin dhe anti europianizmin po të tillë, dinë qartë se kush nuk do në asnjë mënyrë që SPAK dhe BKH – të mos fillojnë punë! E dinë pse duhet një “rrëmujë dhe prishje e rendit publik” në Shqipëri, për tu ndalur ritmi reformës në drejtësi dhe për të pasur një “marrëveshje” që i shpëton karafilat e opozitës nga ndëshkimi në drejtësinë dhe dorën e rëndë të saj! As karafilat e opozitës dhe as karafilat e pozitës! Po po, të atyre që kanë faje të rënda mbi kurrizin e një populli gjynahqarë sëpaku në devijimin e dashurisë së tij për integrim!

Por nuk ka shanse që drejtësia të bllokohet nga lidershipi politik i lartë i opozitës! As nga manovrat e tij dhe as nga zhurma politike në përgjithësi! Nuk e ndalojnë dot! Sikur të bashkoheshin dhe me pjesën më të madhe të mazhorancës, sërish nuk do të bllokojnë dot drejtësinë e munguar të shqiptarëve! Ndërkombëtarët kanë interesin e tyre madhor te drejtësia në Shqipëri dhe ky interes ka më shumë forcë, më shumë aftësi dhe më shumë argumenta e intstrumenta se sa kanë “doktori, holandezi dhe doktoresha”, bashkë me disa (të fshehur) kopukë te PS-ja.

Shqipëria sot dhe kjo shoqëri, gjënë parësore kanë vendosjen e drejtësisë! Funksionin e gjykatave dhe prokurorive, por sidomos të dy organizmave të rinj SPAK dhe BKH! Nuk do të mundin të ndalin dot USA dhe BE-në, sepse ato nuk nguten, por objektivat e tyre janë të qartë! Kanë letrat, kanë financat dhe kanë filmime dhe llafazanëritë e kriminelëve politikë me ato ordiner dhe me njëri tjetrin! Kanë gjithçka që kur të fillojë, nuk do të ndalet dot ajo drejtësia, e cila nga prokurori shqiptaro amerikan u konsiderua tren!

Nuk do të jenë të zot ta ndalin dhe sikur “Ramës t’i iki truri” dhe të bëhet me to! Askush nuk e ndal dot këtë proces! Ai është një proces i kërkuar dhe dashuruar nga shqiptarët dhe ndërtuar nga të huajt! Me këtë proces zor se kanë aftësi “zullumqarët tonë politikë të bëjnë ndonjë, pikërisht zullum”! Në këtë fokus vjen dhe data 16 shkurt dhe kjo dihet qartë si brenda dhe jashtë! Duan të shpëtojnë kokat e tyre dhe jo të “hanë kokën e Ramës” dhe kjo është e sigurtë si drita e diellit! Duan pushtetin që të bëjnë pastaj “demokrativisht” shkatërruesit e reformës në drejtësi, duke përdorur emrin e sovranit popull, të cilit gjithë jetës i kanë marrë shpirtin, paratë dhe (nderin) erzin! /Nga Besi BEKTESHI