osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Monika Kryemadhi në gjendje të rëndë psikologjike, është mbyllur në dhomë dhe nuk flet me askënd

Monika Kryemadhi në gjendje të rëndë psikologjike, është mbyllur në dhomë dhe nuk flet me askënd

Vetizolimi i klloçkës së madhe të korrupsionit trondit hajdutët e LSI. Kryetarja e LSI e shokuar nga ngushtimi i lakut të drejtësisë, arrestimi i drejtorëve të korruptuar dhe refuzimi i PD për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit kundër Ramës, nuk pranon ndihmën e psikologëve.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po kalon në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Pas shpërfytyrimit dhe shpërthimit histerik në fund të vitit të kaluar në Parlament, bashkëshortja e Ilir Metës dhe një ndër politikanet më të përfolura për korrupsion dhe për themelimin e trafikut të drogërave të forta në Shqipëri, është vetizoluar. Burime të rezervuara pranë rrethit të Monikës kanë bërë me dije se kjo e fundit është mbyllur në një dhomë dhe nuk pranon të flasë me askënd.

Pas çdo tentative për komunikim, Monika shpërthen në mënyrë të paarsyeshme dhe histerike. Monika nuk ka pranuar gjithashtu as që të asistohet me psikologë. Me kalimin e ditëve, sipas burimeve, komunikimi më të sa vjen e vështirësohet. Kjo gjendje e rënduar e saj ka krijuar një çoroditje në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si mos të mjaftonte frika e madhe nga drejtësia, hajdutët e LSI duhet të përballojnë edhe braktisjen nga klloçka e madhe e korrupsionit.

Vetizolimi i Monika Kryemadhit ka nisur të bie shumë në sy si dhe të krijojë dyshime të mëdha. Ajo ka disa javë që nuk del më në media. Ajo nuk u përgjigjet më interesit të gazetarëve. Edhe gazetarët nuk kanë marrë asnjë informacion nga LSI për ndonjë dalje të saj në konferenca për shtyp.

I gjitha aktiviteti mediatik i Monikës javët e fundit janë dy statuse në rrjetin social Facebook. Edhe këto statuse ka dyshime se nuk janë shkruar nga vetë Monika, por nga zarat e saj në parti. Nëse gjendja e saj do të rëndohet më tej, Ilir Meta do të shohë mundësinë për të emëruar sërish Petrit Vasilin në krye të partisë. Meta e përdor Vasilin si një bashkëshorte rezervë.

Mësohet se shkaku kryesor i përkeqësimit psikologjik i Monika Kryemadhit është frika e tmerrshme nga drejtësia që po vjen. E gjithë lufta e saj, e Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Adriatik Llallës dhe një lukunie të korruptuarish kundër amerikanëve, për të sabotuar reformën në drejtësi, ka dështuar. Monika e di se duhet të sqarojë se si e ka bërë pasurinë marramendëse para Byrosë së Hetimit.

 

Nga ana tjetër, arrestimi i një numri drejtorësh të LSI për korrupsionin kanë ndikuar negativisht tek Monika Kryemadhi. Drejtorët kanë qenë dora, më të cilën Meta dhe Monika kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, Lulzim Basha nuk ka pranuar të firmosë marrëveshjen me LSI për koalicionin, duke e rënduar më tej gjendjen psikologjike të Monikës./Pamfleti.com