Pas publikimit të lajmit, se kompania “VODAFONE” ALBANIA në një kohë mjaft të shkurtër është dënuar me gjobë disa milion duke shkelur konkurrencën dhe i janë ndaluar rreptësisht transmetimi i reklamave dizinformuese ose spoteve publicitare, me qëllim konkurrimin në mënyrë të pandershme me operatorët e tjerë, një tjetër denoncim ka mbërritur në postën tonë elektronike, nga lexuesit tanë, të cilët një zëri kanë reaguar për një tjetër skandal, që prek këtë kompani dhe të dëmtuarit janë vetë klientët e saj.
Miqtë e gazetës shkruajnë, se janë të alarmuar nga mënyra se si kompania me të cilën ata kanë një lidhje disa vjeçare, ka ndryshuar politikat e saj duke vjedhur çdo qindarkë të klientëve të pavëmendshëm sidomos ata të varfër, të moshuar, apo pensionist… më saktë moshën që nuk i jepet aspak për teknologji.
Denoncimi vjen nga disa qytetarë, të cilët janë vjedhur me muaj të tërë nga Vodafone, pa kuptuar asgjë dhe ajo ç’ka të trishton, është se viktimat e saj kanë qenë kryesisht klientë të vjetër, të cilët për shkak të kushteve sociale kjo vjedhje për ata është tepër e ndjeshme, duke llogaritur të ardhurat e tyre. Duke menduar se po akumulonin për të përfituar me paratë e kursyera një ofertë dinjitoze, ata e kanë parë veten të vjedhur!
Ja çfarë thotë qytetarja në denoncimin e saj:
Pershendetje stafi i Ekskluzive, jam tmerrsisht e trishtuar nga nje situate qe me ka dhene nje ndjesi te keqe, jashte kufijve te imagjinates se çfare po ndodh me klientet e kompanive celulare ne Shqiperi, qe vidhen diten per diell, edhe shteti i thote hajduteve: puna e mbare zoteri.
Une jam nje zonje e cila dua te denoncoj nje rast abuzimi total nga kompania Vodafone, ne te cilen jam kliente bashke me nenen time te moshuar. Prej shume muajsh, une per te qendruar ne kontakt me nenen time ne celular me duhet ti mbush telefonin e saj me te pakten 100 leke ne muaj, qe kompania celulare mos ti mbyll numrin dhe une mos kem me mundesi ta marre.
Se fundi, kompania pervec shpikjes se rimbushjes per te pasur nje numer kontakti hapur per nje muaj me te pakten 100 leke, vendosi qe jo vetem tja marre leket klienteve te saj, por edhe tua djegi si kredit (virtualisht), se pagesa eshte marre nje here.
Si e zbulova do thoni ju? Pas shume muajsh i kerkoj nenes time te bej nje oferte, meqenese ishte bere kohe e gjate me rimbushje 100 lekeshe, pse jo te bente nje oferte dhe te komunikonim me shume bashke me te, edhe ajo me njerezit e saj te familjes e te aferm.
Ne fillim i kerkoj te shoh se sa kredit kishte ne karte, ne menyre qe te zgjidhnim dhe oferten sipas krediteve qe mundeshin. Veprimet i bej vete dhe ne karte rezulton te kete 0 leke. Te habitura mendova mos ishte ndonje gabim, ose nena ime e moshuar i ka harxhuar parate padashje.
I drejtohem pikes me te afert te dyqaneve Vodafone dhe i tregoj problemin tim dhe vajza me nje qetesi absolute me thote se nena ime sipas tyre nuk kishte kredit, sepse ne baze te nje rregulli te kompanise, nese ti rimbush telefonin me 100 leke dhe brenda nje muaji nuk e harxhon shumen e rimbushur, kompania te zeron kreditin edhe pse ti e rimbush perseri numrin. Madje sipas tyre, per kete veprim, klienti i saj, pra nena ime, ishte njoftuar me mesazh.
Eshte e turpshme se si kjo kompani vjedh qytetaret e saj, pasi i detyron fillimisht te rimbushin telefonin, me pas i fshin kreditet ose me mire leket, pa kryer asnje sherbim dhe ne menyre te pajustifikueshme dhe te papranueshme sikurse mos te ishin hedhur kurre.
Kjo eshte nje vjedhje e turpshme qe kjo kompani kryen e papenguar nga askush, te qindra ose mijera kliente te saj, duke u marre leket dhe duke mos i dhene asnje sherbim mbrapsht. Vodafoni vjedh parate e klienteve duke marrë lekë edhe për thirrjet hyrese. Pra, dy klient te Vodafone paguajne për të njëjtën bisedë, gjë që është e ndalur si vjedhje e pastër. Kur do te marre fund kjo marrezi, a ka Zot dhe a ka shtet ne kete vend?/Ekskluzive.al