Qindra qytetarë marshuan sot në Tiranë në formë proteste në lidhje me përdhunimin e 13 vjeçares në Kavajë nga 7 adoleshentë.
“Nuk luhet me përdhunimin” ishte një nga parullat e protestuesve të cilët u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit.
Adoleshentët e përfshirë në këtë skandal aktualisht ndodhen në burg, pasi Gjykata e Kavajës vendosi masën e arrestit pak ditë më parë.