Gazetarja Erjona Rusi, i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show”.
Ajo u shpreh se nuk e ka problem nëse bashkëshorti i saj sheh një femër të bukur, apo se bisedon me të, pasi nuk lihet burri për një tradhti.
“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona .
Alban Dudushi i gjendur i befasuar nga kjo deklaratë e gazetares së njohur e pyeti se çfarë nënkupton ajo me më shumë.
“Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë.
Nuk thashë që të shkojë në krevat me të.
Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti”, u përgjigj Erjona.
Sipas saj, nuk u bë qameti se të tradhtoi partneri.
“Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj.
Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”, përfundoi Erjona.