osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rastësisht në politikë: 12% e deputetëve shqiptarë i votojnë ligjet pa i kuptuar ato

Rastësisht në politikë: 12% e deputetëve shqiptarë i votojnë ligjet pa i kuptuar ato

Deputetët shqiptarë i votojnë ligjet nëpër komisione parlamentare dhe Parlament pa i kuptuar ato. Instituti i Studimeve Politike ka bërë një studim për të kuptuar punën e deputetëve tanë. Nga ky studim rezulton se 12% e deputetëve ngrenë dorën kot pro ligjeve që miratohen në Parlament, sepse në të vërtetë nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Politologu Afrim Krasniqi u shpreh ditën e djeshme për mediat se përfundimi i anketës është që një pjesë e ligjvënësve shqiptarë nuk i kuptojnë ligjet që diskutohen, ndërsa sipas tij, ata kanë hyrë rastësisht në politikë.

“Ne kemi parë se rreth 12% e deputetëve deklarojnë në mënyrë publike që kanë votuar ligje pa i kuptuar ato, do të thotë që nuk kanë informacion për ligjet. Të votosh ligje pa i kuptuar, imagjino pasojën e madhe që ne kemi në shoqëri.

Ky është tregues i asaj kategorie deputetësh që kanë hyrë rastësisht në politikë”, tha Krasniqi. Ndër të tjera, gjetjet e kësaj ankete të Institutit të Studimeve Politike vënë në pah problematikat që hasin deputetët në këndvështrimin e tyre. Një pjesë e mirë e tyre kanë deklaruar se janë të gatshëm të trajnohen, teksa deklarojnë se nuk e njohin rregulloren, detyrimet dhe përfitimet që ka një deputet. Afrim Krasniqi shtoi më tej se pjesa më e madhe deputetëve jetojnë në Tiranë, ndërkohë që janë të pakënaqur me pagesat e tyre.

Sipas tij, paga e deputetëve është më e ulët se e homologëve të tyre në rajon, por në krahasim me punën që ata bëjnë, deputetët fitojnë shumë. “Ne na duket se në Shqipëri deputetët fitojnë shumë, për shkak se ne e dimë çfarë ata bëjnë jashtë funksionit parlamentar. Por nëse ata do ushtrojnë vetëm funksionin parlamentar, pagesa e tyre është shumë më e ulët se e gjithë deputetëve të rajonit.

Numri më i madh i deputetëve jetojnë në Tiranë, do të thotë që ne nuk kemi Parlament të Shqipërisë, por Parlament të Tiranës”, tha Krasniqi. Por, përveç fakti që deputetët shqiptarë nuk kuptojnë ligjet që votojnë, anketa e ISP ka kapur edhe anën e privilegjeve që një deputet përfiton nga ky post. Sipas anketës, 82% e deputetëve kanë pasaportë diplomatikë për veten dhe bashkëshorten. Ndërsa 35% kanë kaluar makinën për veten e tyre pa doganë.