osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prapaskenat, pas prokurores kroate edhe SHBA përfaqësues në Tiranë për ngritjen e SPAK, ambasadori i ri vjen me armatë specialistësh

Prapaskenat, pas prokurores kroate edhe SHBA përfaqësues në Tiranë për ngritjen e SPAK, ambasadori i ri vjen me armatë specialistësh

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të asistohet nga partnerët ndërkombëtarë. Pak ditë më parë në Tiranë zbarkoi prokurorja kroate, Tamar Laptos, e cila ndryshe njihet edhe si “femra e hekurt” që vuri në pranga ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Por Laptos nuk do të jetë ndërkombëtarja e vetme në Tiranë që do të monitorojë nga afër ngritjen e SPAK dhe do të japë kontributin e saj në këtë proces.

Përveç Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në vendin tonë ekspertët e tyre, të cilët do të bashkëpunojnë me kroaten. Në prag të ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më parë do të ngrihet Komisioni i Pavarur i Rishikimit, i cili do të përbëhet nga ekspertë të huaj që do të japin ndihmesën e tyre në përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave të reja kundër korrupsionit.

Ambasadori i ri me armatë specialistësh

Së shpejti pritet që SHBA të emërojë ambasadorin e ri në Tiranë, i cili do të zëvendësojë Donald Lu. Burimet i thanë gazetës se ardhja e ambasadorit të ri amerikan do të sjellë edhe një armatë specialistësh të SHBA në vendin tonë. Kryediplomati i ri i SHBA do të vijë i shoqëruar nga prokurorë e gjyqtarë amerikanë, por edhe nga agjentë të FBI, të cilët do të zbarkojnë në Tiranë për të asistuar në krijimin e strukturës që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Momentalisht në Shqipëri janë atashuar ekspertët e OPDAT, por duke qenë se atyre u mbaron mandati i shërbimit, do të zëvendësohen me emra të rinj.

Një rast që e provon këtë është prokurori amerikan, Gjon Juncaj, të cilit i ka përfunduar mandati dhe së shpejti pritet të largohet. Si Juncaj, ka edhe specialistë të tjerë amerikanë të cilët duhet të zëvendësohen. Për këtë arsye, ambasadori i ri i SHBA do të vijë i shoqëruar nga ekspertë dhe specialistë amerikanë që do të vijojnë punën e lënë nga paraardhësit e tyre. Bashkë me prokuroren kroate dhe ekspertët e Euralius, ata do të mblidhen tek Komisioni i Pavarur i Rishikimit për të vëzhguar dhe mos lënë asnjë shkelje në ngritjen e SPAK dhe BKH. Një gjë e tillë është parashikuar edhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në nenin 57 të ligjit.

Prokurorja kroate në Tiranë

Prokurorja kroate, Tamar Laptos mbërriti para pak ditësh në Tiranë. Në Kroaci, ajo ka drejtuar USKOK, e cila është homologia e SPAK dhe prandaj pritshmëritë janë që kontributi i saj në ngritjen e strukturës shqiptare të jetë shumë i madh. Gjatë këtyre ditëve Tamar Laptos ka zhvilluar një sërë takimesh me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në të gjitha këto takime, në fokus ka qenë krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Prokurorja kroate do të qëndrojë në Shqipëri për dy vite në Tiranë./Mimoza Ibra