osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngrihet grup special për të gjurmuar llogaritë bankare: KE-BE ekspertë në Tiranë për zbulimin e parave të pushtetarëve

Ngrihet grup special për të gjurmuar llogaritë bankare: KE-BE ekspertë në Tiranë për zbulimin e parave të pushtetarëve

Shtohen më tej telashet për pushtetarët e korruptuar shqiptarë që kanë fshehur paratë jashtë vendit. Një ditë më parë gazeta tregoi se si Londra ka filluar verifikim për të gjithë të korruptuarit, ndërkohë që në këtë proces janë angazhuar edhe institucione të tjera ndërkombëtare. Nga data 6 deri në 8 shkurt në Shqipëri kanë mbërritur një grup ekspertësh nga Këshilli i Europës dhe BE, fokus i të cilëve është lufta kundër pastrimit të parave. Ata kanë zhvilluar një trajnim me prokurorë, gjyqtarë dhe studentë të Shkollës së Magjistraturës, me qëllim ngritjen e një grupi special ekspertësh, të cilët do të gjurmojnë paratë e pushtetarëve të korruptuar, të cilat janë fshehur në Londër apo në parajsat fiskale.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, e cila përmes një njoftimi në faqen zyrtare thotë se projekti i bashkëpunimit ka si kryefjalë vetëm luftën e pastrimit të parave. Por përmes tij, do ngrihet dhe një grup ekspertësh të cilët do të gjurmojnë paratë e pista.

Dihet se të korruptuarit i nxjerrin paratë jashtë vendit dhe teksa SPAK po afron, ndërkombëtarët po krijojnë një grup ekspertësh që do merren vetëm me këtë çështje. “Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës, nën Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, po mbështet kapacitetet e përfaqësuesve të Shkollës së Magjistraturës, Akademisë së Sigurisë, Drejtorive Rajonale të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorive të Qarkut, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatave të Qarkut dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e pastrimit të parave.

Qëllimi i këtij trajnimi është të forcojë kurrikulat në luftën kundër pastrimit të parave në Shkollën e Magjistraturës dhe Akademinë e Sigurisë dhe më pas të krijojë një grup ekspertësh kombëtar të trajnuar në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

KiE: Prioritet lufta ndaj parave të korrupsionit

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë më tej bën me dije se një trajnim i nisur në Shqipëri me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë përveç luftës kundër të pastrimit të parave në tërësi, ka për qëllim edhe luftën ndaj korrupsionit, pushtetarë të cilët dyshohet se shumë para dhe prona i kanë vënë nga ky fenomen. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në njoftim, një tjetër çështje ku është fokusuar trajnimi ka të bëjë me mënyrën se si hetuesit do të mbledhin provat brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim konfiskimin e pasurisë dhe çuarjen e pushtetarëve të korruptuar para drejtësisë.

“Trajnimi synon të rrisë kapacitetet operacionale të hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të kuptuar plotësisht metodologjinë për menaxhimin e një rasti kompleks të pastrimit të parave, i cili gjithashtu përfshin elementë korrupsioni, përdorimin e provave rrethanore, mbledhjen të provave, menaxhimin e provave nga elementet e krimit dhe pranueshmërinë e provave nga juridiksionet e huaja.Duke përdorur secilën nga hapat e hetimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të zbatojnë përdorimin e legjislacionit vendas dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për të hetuar financiarisht çështjet penale dhe për të siguruar pranueshmërinë e provave para gjykatës.

Kjo do të përfshijë analizën e të dhënave, grumbullimin dhe grumbullimin e provave në një mënyrë të gatshme për paraqitje në gjykim dhe vendosjen e bazës për konfiskimin e pasurisë që hiqet nga vepra mëmë e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë./Rigels SELIMAN