Gazeta prestigjoze amerikane Washington Post i ka dedikuar një tjetër artikull ligjit të Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe Gardës së Republikës.
Në artikull thuhet se personeli i agjencive ligjzbatuese do të vetohet si një përpjekje për pastruar policinë nga personat e inkriminuar.
Washington Post i referohet edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili tha se ligji i miratuar në Parlament , do të kontrollojë rreth 12,300 polic dhe efektiv të agjencive të tjera ligjzbatuese
Në artikull theksohet se efektivët që do t’i nënshtrohen Vetting-ut do të kontrollohen për pasurinë, integritetin dhe aftësitë personale.
Gazeta shkruan gjithashtu se oficerëve i është lënë e opsioni që të japin dorëheqjen 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Artikulli i plotë:
Shqipëria do të vetojë policinë për të pastruar radhët e saj nga krimi dhe korrupsioni
Ministria e Brendshme në Shqipëri thotë se personeli i agjencive lizgjzbatuese do të vetohen in dy vitet e ardhshme si pjesë e një përpjekje për pastruar policinë.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe veçanërisht trafikut të drogës është sfidë kyçe për Shqipërinë. Vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009 dhe i është dhënë statusi i kandidatit për në Bashkimin Europian në vitin 2014, duke shpresuar për të nisur negociatat e anëtarësimit këtë vit.
Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj të enjten tha se kontrolli, i bazuar në ligjin i cili kaloi në Parlament të hënën, do të mbulojë 12,300 policë dhe personelin e agjencive të tjera ligjzbatuese.
Si pjesë e kontrollit, ata do të përgjigjen me shkrim pyetjeve që kanë të bëjnë me pasurinë, pronën dhe trajnimet.
Oficerët do të kenë mundësinë të japin dorëheqjen në 30 ditët e para pas miratimit të ligjit.\LEXO.AL