Lulzim Basha, duke qenë në një q1ytet q♪7 nuk mund të tallesh lehtë si Vlora ka bërë të penduarin dhe ka pranuar i detyruar një nga shumë poshtërsit që ka bërë ai dhe Partia Demokratike me arsimin shqiptar, që ndodhet në nivelet më të ulëta në këto 28 vite. Kreu i demokratëve ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, ku ndër të tjera ka deklaruar se cilësia e mësidhënies dhe besimi tek arsimi publik në vend janë shkatërruar.
Luli fajësoi qeverinë për gjendjen e arsimit në vendin tonë, por nuk la pa përmendur faktin se edhe opozita ka pjesën e saj të fajit për këtë situatë, duke përmendur emërimet e padrejta në poste të rëndësishme publike gjatë kohës kur në qeverisjen e vendit ishte PD dhe duke harruar se si e shkaterroi partia e tij arsimin, duke e mbushur vendin me universitete kioska, që mund ta bleje diplomën ku të doje dhe si ta doje dhe duke e mbushur vendin me analfabet funksionalo.
“Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”.
Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik. Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor. Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet”
Më tej ai foli edhe për protestën e studentëve duke e cilësuar atë si shtysën kryesore të zbardhjes së problemeve të arsimit në vend. Basha nuk la pa përmendur edhe problemin e ligjit të arsimit të lartë duke thën se nëse ky ligj do të vazhdojë të jetë në fuqi arsimi do të jetë në një ditë më të zezë.
“Jemi në kontakt me çështjet e arsimit, sepse protesta e studentëve ishte shtysa për të zbardhur problemet e rënda të arsimit. Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Siç kemi ardhur sot në ktë ditë këtu, se e gënjen mendja atë që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë.
Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë t’i bënte, lëre më kur kemi të bëjmë me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenazhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe studentë”
Basha tha se vendi ka nevojë për një financim të fuqishëm në fushën e arsimit duke shtuar se ka një plan për nxjerrjen nga kriza të arsimit në Shqipëri duke theksuar se vendi ka nevojë për një inevstim të fuqishëm në fushën e arsimit.
“Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një mimimum i minimumeve. Maqedonia dhe Kosova e kanë kaluar 6 përqindëshin e ne s’financojmë dot as 5 %, ndërkohë që vetëm këtë vit do të shpenzohen 1,5 miliardë euro, 1/3 e buxhetit të shtetit do të shpenzohet vetëm nga 3 apo 4 koncesionarë, sipas skemave të famshme të PPP-ve. Pra 33 % do të harxhohen nga koncesionarë për të cilat askush s’e di se ku shkojnë e nuk gjejmë dot 1/7 e kësaj shume për arsimin e vogëlushëve e studentëve.
Kjo s’është neglizhencë, është sjellje kriminale. Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë s ëarsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik. 9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total”, tha Basha.