Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka arsye të forta kur deklaron se do hidhet në erë si kamikaze, kur kërcënon Arta Markun dhe Etilda Gjonajn, kur heq çizmen, kur shpërfytyrohet dhe përpëlitet. Ajo duhet të japë llogari para Byrosë Kombëtare të Hetimit se ku i ka marrë paratë për vilën në Gjirin e Lalzit me 12 tualete, për pallatin në Bllok, vilën në Golem, për pallatin mbrapa Doganës së Tiranës, për dhjetëra apartamente dhe llogari bankare, kur të ardhurat e saj dhe të Ilir Metës janë vetëm dy rroga shteti. Këto janë vetëm një pjesë e pasurive të paligjshme të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Kryetarja e LSI ka në pronësi edhe një pallat, mbrapa Doganës së Tiranës, bashkë me burrin e Gentiana Sulës, Gentjan Sula. Monika ka deklaruar një kontratë sipërmarrje mbi një trualli në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Pronari i firmës “Agikons” deri në vitin 2017 rezulton Gentjan Sula, bashkëshorti i Gentiana Sulës, që drejton autoritetin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. AGI KONS numëron një seri projektesh të zbatuara në kryeqytet por jo vetëm, ku ndër më të njohura janë Rezidenca Kodra e Diellit 1, Kodra e Diellit 2, në Durrës, Sarandë, Qeparo etj. Në vitin 2017, Sula ia ka shitur kompaninë e ndërtimit Elvis Sulës.
Pastrimi i parave nga Monika Kryemadhi ka nisur që nga mënyra se si e ka fituar këtë truall, mbi të cilin është ndërtuar pallati. Në aktivitetin e tyre, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një tjetër histori të pastër dhe flagrante të pastrimit të parave. Në 2004 ata kanë deklaruar një vilë në Golem dhe lulishte 327 m 2, me vlerë 60 mijë dollarë. Dy vjet më vonë, vilën e shesin në vlerën 300 000 mijë euro, duke pastruar me një dorë 250 mijë euro para të pista. Nëse një ditë do të ketë drejtësi në Shqipëri, Monika duhet të japë llogari se me çfarë parash është bërë me pallat dhe si ka mundësi që brenda dy vitesh vlera e vilës në Golem rritet me 250 mijë euro./Pamfleti
<img class=”” src=”http://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2017/10/vila_e_metes.jpg” alt=”Image result for vila e metes lalez” width=”700″ height=”467″ />
<img class=”” src=”http://pamfleti.uk/wp-content/uploads/2019/02/pallati-448×600.jpg” alt=”Pallati i Ilir Metës në Bllok, në zemër të Tiranës” width=”696″ height=”932″ /><img class=”” src=”http://www.albeu.com/dokumenta/thumb/ilirmeta5.jpg” alt=”Related image” width=”701″ height=”501″ />