Monikës, që po sulmon si e tërbuar drejtësinë, “nuk i digjet barku” për Vasilin, Manjanin e për asnjë nga “hijenat”, që ka përdorur për vjedhje miliardash, por nga tmerri se “hijenat” po i kapen një e nga një dhe kanë nisur të rrëfejnë ku e çonin “gjahun”
Mjafton tërbimi i Monikës dhe vërsulja e “hijenave” të saj, kundër Ministres së Drejtësisë, por “çuditërisht”, jo kundër krye-prokurores Arta Marku, për t’u bindur, se shefat e vjedhjes së miliardave nga tenderët në ministrinë e Drejtësisë, janë dy ideologët ish-ministra të LSI, të cilët kanë çuar pjesën tek “baba Likja”.
Për të “trimat” e Monikës dhe Ilirit, dosja e krimit financiar, me 5 tendera në Ministrinë e Drejtësië, është dosja e dytë e tyre, pa llogaritur dosjet e tjera, të cilat janë bërë “mullar” në prokurori dhe tek anit-krimi ekonomik, pa nisur ende procedimi penal.
Ideologu Petrit Vasili, ka ende të hapur në prokurori, dosjen “Luçi” çuar nga Sali Berisha e Vangjel Tavo, me vlerë 30 milionë euro vjedhje, nga fondet e ilaçeve dhe vaksinave, kur ishte Ministër Shëndetësie dhe bënte tendera me blerje fiktie, me firmën “Megafarma”, biznes i tij dhe djalit të dajës së tij (Rasim Hamzaraj).
Ndërsa “trimosh” Ylli Manjani, i ka llogaritë penale me Kelmend Balilin, si përfitues apartamentesh në Sarandë e Tiranë, të cilin, kur Iliri, Monika dhe Haxhinasto e graduan Drejtor Transporti, Manjani e pajisi me Dëshmi Penaliteti false si “të padënuar”, kur ai ishte dënuar për trafik droge në vitin 2006 dhe, ishte në kërkim ndërkombëtar si “Eskobar i Ballkanit”, me letra të DEA-s në sirtarin e ministër Manjanit./Pamfleti