osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria u rrit 4.1%, Komisioni Europian: Borxhi zbriti në 67.1%

Shqipëria u rrit 4.1%, Komisioni Europian: Borxhi zbriti në 67.1%

Komisioni Europian deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë vitit të kaluar falë zgjerimi të konsumit dhe rritjes së investimeve private.

Në raportin 3-mujor për ecurinë ekonomike të vendeve kandidate, komisioni vëren se ky është viti i pestë radhazi që rritja ekonomike e Shqipërisë përshpejtohet duke gjallëruar edhe tregun e punës: “Papunësia totale në Shqipëri zbriti në 12.6 për qind, ndërsa papunësia e të rinjve, edhe pse mbetet e lartë, është ulur në 23 për qind nga 34 për qind që ishte 3 vjet më parë”.

Komisioni parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbetet ndër më të lartat në rajon edhe gjatë dy viteve në vijim. Sipas raportit, prodhimi kombëtar për 2019-2020 pritet të zgjerohet mesatarisht me 3.9 për qind në vit i mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe investimet e biznesit.

Ekspertët e komisionit vlerësojnë se kjo ecuri do të shëndoshë më tej financat publike duke konsoliduar uljen e borxhit: “Borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 67.1 për qind vitin e kaluar nga 70 për qind që ishte në 2017. Në buxhetin e ri qeveria parashikon se këtë vit borxhi do të ulet më tej në 65.5 për qind e Prodhimit Kombëtar”.

Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive, Komisioni Europian vëren se borxhi publik i Shqipërisë mbetet ende i lartë. Ndaj, ai i ka rekomanduar qeverisë të vazhdojë politikën e konsolidimit fiskal dhe reformat strukturore si rruga më e mirë për të ulur risqet dhe për të mbështetur rritjen ekonomike./Top Channel