Në këtë pjesë të dytë të analizës që bën kolonel Astrit Jaupi jepen për herë të parë fakte tronditëse nga tragjedia e vitit 1997. Që këto gjëra kanë ndodhur dihen nga të gjithë. Ashtus sikurse dihet se kush ishin shkaktarët e tragjedisë. Por jo në përmasa të tilla llahtarisëse.
Ndokush mund të ketë ushqyer iluzione për emra të përveçëm që në atë kohë mbanin poste të rëndësishme, por ky raport i nxjerr krejtësisht zbuluar si ish-ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulalin, ish-shefin e Shtabit Adem Çopani e të tjerët pas e poshtë tyre. Përfshi edhe Edip Ohrin, një nga krerët e aviacionit shqiptar.
Të gjithë, me përjashtime shumë të rralla ishin kamikazë të Sali Berishës, i cili ishte urdhërdhënësi kryesor i tragjedisë. Të vetmit që duhet të veçohen në këtë histori janë ushtarakët pilotë që bënë sikur zbatuan urdhrat luftarakë dhe i hodhën bombat nëpër male e zona të pabanuara. Ata meritojnë mirënjohjen e madhe për shmangien e një tragjedie shumë më të madhe, na thotë deputeti Spartak Braho.
E, të mendosh se autori kryesor i 97-s përgatitet për tragjedi të reja nëkëtë vend! Le të shërbejë botimi i kësaj analize si një kujtesë për pjesëmarrësit e protestës së 16 shkurtit dhe për ngjarjet e paralajmëruara nga opozita aktuale.
Kolonel Astrit Jaupi*
Dërgimi i këtyre urdhrave dhe e fonogrameve të tjerë prej tij nuk mbështeteshin në asnjë akt ligjor e nënligjor apo vendim të Këshillit të Mbrojtjes, por në mënyrë të hapur merreshin kompetencat e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Ndaj këtij fenomeni, pavarësisht nga ndonjë reflektim sporadik për mungesë kurajoje nga ish-Komandianti, Zv/komandanti e shefi i Shtabit FMA—së, përkatësisht Gjeneral- major Agim Baruti, ish—Gjeneral-Brigade Ylli Dimraj e Kolonel Syrja Gjoka, nuk u ndërmor asnjë veprim për ta kundërshtuar a reflektuar ndaj fenomeneve të tilla.
Urdhri i parë i dhënë nga ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali me telefon për bombardimin e Urës së Mifolit me avion luftarak me datën 02,03,1997 ishte tepër shokues për Komandën e FMA-së. E gjendur përpara këtij urdhri të pakuptueshëm për të, si dhe e vënë përpara presionit të Ministrit të Mbrojtjes nëpërmjet kërcënimeve se “Do t’ju çoj në gjyq”, “Do t’ju shkarkoj s arrestoj”, komandanti Gjeneral Agim Baruti dha urdhër që të përgatitej efektivi për kryerjen e kësaj detyre.
Duke patur parasysh karakterin e detyrës, pasojat që lindnin nga efektet s saj, si dhe mungesat e theksuara në gjenden e teknikës fluturuese e kushteve meteorologjike, kjo detyrë, si e tillë u zvarrit deri në moszbatimin e saj nga efektivi i Regjimentit te Rinasit.
Për zbatimin e “planit të operacionit” nga ana e Safet Zhulalit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çopani, Komandantit të FMA, ju dhanë 32 urdhra për fluturimin e aviacionit reaktiv me detyra zbulimi, presioni psikologjik, për bombardim objektesh, hapje zjarri demonstrativ, goditje tankesh e mjetesh transporti, si dhe hapje zjarri në afërsi të grumbullimit të njerëzve me topa e raketa ajër-tokë si në rajonet Ura e Mifolit, mbi qytetin e Vlorës, Fierit e Përmetit, në rajonin e Burgut të Bënçës, në urën e Memaliajt, përgjatë rrugës nacionale Tepelenë-Vlorë e Përmet-Delvinë etj.
Nga ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali për përdorimin e aviacionit në detyra të tilla janë dhënë 22 urdhra, prej të cilëve dy për bombardim dhe 3 për goditjen e tankeve e të mjeteve të transportit; kurse 17 urdhra për detyra të tjera.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Adem Çopani ka dhënë 10 urdhra nga të cilët 1 për goditjen e tankeve e rrugës nacionale Përmet-Delvinë, 3 për hapjen e zjarrit paralajmërues dhe 6 për kryerjen e detyrave të tjera.
Nga zbatimi i këtyre urdhrave, jo vetëm është bërë terror psikologjik ndaj popullsisë së jugut, por është goditur me zjarrin e topave e raketave të avionëve në afërsi të qendrave të banuara e të turmave të njerëzve, duke krijuar premisa edhe për dëmtime. Kështu, nga FMA Kuçovë janë lëshuar 32 raketa 57 mm ajër-tokë, si dhe është goditur me 20 predha topash 30 dhe 37mm. Nga avionët e RAGJB Rinas është qëlluar me 21 predha topash 30mm.
Urdhrat për goditje janë dhënë tërësisht me telefon, e cila tregon se nga një veprim i tillë është tentuar për shmangien e përgjegjësisë ligjore, nga ana tjetër nuk u është Iënë kohë e mjaftueshme komandave për të përpunuar përmbajtjen apo për të kundërshtuar urdhrat nga ana e tyre.
Vetë ish komandanti i FMA-së Gjeneral Agim Baruti, zëvendësi i tij dhe shefi i shtabit nuk arritën dot si duhet të analizonin urdhrat e dhënë në përputhje me gjendjen konkrete të efektivit fluturues e të teknikës ajrore, me kërkesat a rregulloreve, me misionin e ngarkuar, si dhe ballafaqimin e tyre me përmbajtjen e ligjeve e të vendimeve në një shtet demokratik.
Presionet e bëra nga lidershipi i Ministrisë së Mbrojtjes, mungesa e kurajos per t’i kondërshtuar ata, duke u mjaftuar vetëm me modifikimln e urdhrave të marra, me porositë dhe udhëzimet e dhëna për shmangien e goditjeve ndaj turmave, përfshi këtu reagimin e menjëhershëm të efektivave pilote, bëri që pjesa më e madhe e këtyre urdhrave të zbatoheshin duke mos marrë jetë njerëzish.
Dhënia dhe zbatimi i këtyre urdhrave jo vetëm që nuk ishin të mbështetur ligjërisht, por binin ndesh edhe me rregulloret e aviacionit për nivelin e stërvitjes së efektivit fluturues, mungesës së sigurimit të kushteve teknike për fluturim, si mosfunksionimi i sistemit të ndriçimit në aerodrome, kalimi i afatit te përdorimit të pirofishekëve të hedhjes avari, kalimi i afateve kohore për fluturim natën, ku efektivi pilot i BHA Kuçove kishte mbi 7 muaj pa kryer asnje fluturim natën, kurse ata të Rinasit më shumë se 9 muaj dhe mjaft probleme të tjera tekniko-organizative e logjistike, të cilat binin në kundërshtim të hapur me rregulloren e Zhvillimit të Fluturimeve e atë të Shërbimit Ing-teknik, duke krijuar kështu premisa të rënda për ngjarje të jashtëzakonshme.
Për këto përgjegjësi, përveç ish komandantit të FMA-së Gjeneral Agim Barutit, mbajnë edhe ish shefi i shtabit Kolonel Syrja Gjoka e shefi i degës së fluturimit kolonel Petrit Dashi, të cilët jo vetëm që nuk këmbëngulën për të mos lejuar thyerjen e këtyre kërkesave të rregullores, por u angazhuan edhe vetë në kryerjen e fluturimeve të imponuara nga ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali. Jo pak përgjegjësi për shkeljen e këtyre kërkesave mbajnë edhe komandantët e njësive të aviacionit Kolonelët Agim Matraku, Petrit Liçaj e Lulash Marku, të cilët verbërisht iu nënshtruan zbatimit të urdhrave duke shkelur në flagrancë rregulloret në përdorim.
Duke mos qenë vete të bindur për legjitimitetin e urdhrave të dhënë nga eprorët dhe për ato që jepnin vetë, nga komanda nuk u organizuan konsulta të rregullta me shtabin e FMA për marrjen e vendimeve, për rrjedhojë u injorua mendimi dhe gjykimi i kuadrove për detyrat e marra dhe shkallën e zbatimit të tyre.
Kjo praktikë pune në zbatimin e urdhrave u ndoq edhe nga komandat e njësive si në Kuçovë, Rinas, Farkë etj, që u ngarkuan për kryerjen e këtyre detyrave ku edhe këta në marrjen e vendimeve bënë një punë të mbyllur dhe një grup të vogël kuadrosh. Kundërshtimi nga ana e këtyre komandave duhet të ishte më i ashpër qysh në fillim, jo vetëm për karakterin e detyrave të marra, por në radhë të parë për zbatimin e kërkesave të rregulloreve, që lidhen me parrezikshmërinë e fluturimit dhe sigurimin e jetës së efektivit fluturues.
Reagimi që në fillim i efektivit fluturues e teknik dhe rritja shkallë-shkallë e këtij reagimi deri në kundërshtimin e urdhrave, jo vetëm që penguan realizimin e qëllimit të planit famëkeq të miratuar nga ish Komandanti i Përgjithshëm Sail Berisha dhe të zbatuar me fanatizëm prej krerëve të Ministrisë së Mbrojtjes, por u dhanë mundësi komandantëve të reflektonin për zbatimin e mëtejshëm të urdhrave në vijim. Të gjitha këto bënë të mundur, moszbatimin e urdhrave për bombardimin e Urës së Mifolit, çiftit të gatshëm të BMA Kuçovë dhe të kolonës së tankeve në Përmet, të katër urdhrave për goditjen e automjeteve e tankeve si dhe të dy ngritjeve të avionëve për patrullim, nga frika se mos aviacioni i Kuçovës do të ndërmerrte veprime kundër selisë së Presidencës. Paniku ishte aq i madh, sa ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali pas veprimit të turmës së njerëzve në Bazën e Kuçovës arriti kulmin me dhënien e urdhrit për kalimin në gatishmëri zjarri Nr.1 te Brigadës së Raketave për të asgjësuar çdo avion që mund të vinte nga Kuçova mbi Tiranë, Zbatimi i këtij urdhri si dhe ai për ndërprerjen e fluturimeve të aviacionit civil ishin në kundërshtim me ligjin për aviacionin e transportit civil dhe me vetë ligjin për situatën e jashtëzakonshme, kompetencë të cilën e ka Këshilli i Ministrave. Zbatimi i këtyre urdhrave tregon se komanda e FMA Gjeneral Agim Baruti, Ylli Dimraj dhe Kolonel Syrja Gjoka dhe Komandanti i Brigadës së Raketave Kolonel Pëllumb Gjondeda nuk patën kurajon për të kundërshtuar zbatimin e urdhrit duke ditur se kjo detyrë nuk lidhej me shkeljen e hapësirës ajrore, apo të një sulmi ajror nga kufijtë shtetërorë, kritere këto të përcaktuara në rregullore e vendime përkatëse.
Vendosmëria dhe përpjekjet a Safet Zhulalit, ishin aq të mëdha sa ai, duke qenë në qytetin e Përmetit, i bën presion me telefon e dhe radio komandantit të BMA Kuçove, Kolonel Agim Matrakut, që pilotët të zbatonin detyrat, në të kundërt karshi tyre do merreshin masa ligjore të ashpra.
Në interes të zbatimit me çdo kusht të detyrave, nga ish-Shefi i Shtabit të Perajithshem Gjeneral Adem Çopani u dërgua pranë Komandantit të FMA-së, ish-komandanti i Aviacionit, pensionisti 70-vjeçar Edip Ohri, i cili ndërhynte tek Komandanti i FMA dhe dega e fluturimevepër realizimin patjetër të detyrave që viheshin nga lart, Kjo detyrë e Edip Ohrit mbetet një mister, por që e vulos me turp figurën e tij prej veterani te aviacionit./ Përgatiti botimin Xh. Shehu
*Zv.Komandant i repartit ushtarak 3400/Dita