osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Misteri: kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e Dritan Dajtit?!

Misteri: kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e Dritan Dajtit?!

Një numër shqiptar që përdorej nga Dajti, para se të arrestohej në 7 gusht 2009 është kërkuar që të vihej në përgjim, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër. Nga përgjimet e bisedave nuk është përfituar asnjë informacion, për shkak se numri nuk u vu kurrë në përgjim. Po kush është personi në polici që e ndaloi një veprim të tillë sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga prokuroria. Kjo e fundit në konkluzionet përfundimtare prej 75 faqesh ka kërkuar dënimin me “burg përjetë” të pandehurit Dajti dhe 10 milion lekë të vjetra.

Sipas akuzës, Dajti duhet të dënohet katër herë me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve dhe me 25 vjet burg për vrasjen e Ledion Marës. Ndërkohë në bashkim të dënimeve dënimi përfundimtar për të duhet të ishte “burg përjetë” dhe 10 milion lekë gjobë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë së vetë oficerëve në 7 gushtin e 2009 ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qëra shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit, por më pas ka ndryshuar plani, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të tij, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta të Policisë së Shtetit.

Oficeri Muça: Na dekonspiruan

Oficeri Arjan Muça në dëshminë e tij dhënë në gjykatë ka treguar se:”…kam qenë pjesë e operacionit dhe njëkohësisht kam qënë drejtues i operacionit për kapjen e Dritan Dajtit. Ka qënë fillimi i gushtit kur kolegë të strukturës time kanë marrë informacion për Dritan Dajtin, informacion që e lidhte atë me trafikun e drogës dhe na është vënë në dispozicion një numër telefoni që përdorej nga Dritan Dajti në atë periudhe. Numri nuk më kujtohet, por është në procesverbal tek deklarimet e para. Di që ka qënë numër i kompanisë “eagle”, por konkretisht nuk e mbaj mend.

Meqense Dritan Dajti ishte person ne kerkim, dhe meqenëse dolën informacione për implikimin e tij në trafikun e drogës, kemi kërkuar venien ne pergjim te numrit telefonik, qe sipas informacioneve perdorej nga Dritan Dajti, me qellim per te marre informacione te vlefshme nga bisedat telefonike dhe per te bere te mundur lokalizimin e vendndodhjes se tij me qellim arrestimin e tij si person ne kerkim. Nuk kemi pasur asnje rezultat nga pergjimi i telefonit. Dhe jo per shkakun se ky telefon nuk perdorej nga Dritan Dajti, por sepse ne qendren e pergjimit nuk u percoll asnje informacion i vlefshem. Jam munduar te kuptoj pse ndodhte kjo pune, me gjithe shpjegimet qe me bene koleget edhe sot jam i paqarte se ç’ka ndodhur.

Megjithate ne kemi vazhduar punen tone, dhe koleget kane marre informacion per nje vend qe frekuentohej nga Dritan Dajti, i cili ndodhej konkretisht ne Durres, ne zonen e plazhit, ne nje pallat prane pistes Iliria, une keshtu di ta identifikoj ate vend.Pasi kemi marre kete informacion bashke me koleget, kam pershtypjen duhet te kete qene nje nate para operacionit, kemi shkuar ne vend, kemi bere nje rikonicion te vendit, kemi pare konkretisht ku eshte vendi dhe si mund ti vendosim forcat ne ate vend ku mendohej se frekuentohej nga Dritan Dajti.

Shtëpia me qira

Me datën 7 gusht 2009 kam marre pjese ne operacionin e kesaj date. Detyra ime ishte qe te siguroja nje banese me qera ne pallatin perballe pistes Iliria, te pallati me kupole, ne Durres. Arsyeja ishte pasi po benim verifikime ne lidhje me informacionin qe u ishte dhene drejtuesve mbi vendndodhjen e personit ne kerkim Dritan Dajti, Detyren e kam marre nga shefi i sektori Fatos Xhani. Detyra ishte per te marre nje banese me qera duke fsheh bashkepunimin me policine. Detyren e kam marre ate dite. Ate dite kisha veshur Rroba banjo plazhi, pantallona te shkurtra dhe nje çante krahu ku mbaja pistoleten dhe bluze, pasi vete detyra qe mu dha ishte tu paraqitsha si plazhist dhe te merrja nje shtepi me qera. Fatosi me tha: duhet marre nje banese me qera ne zonen e siperpermendur, pasi ka informacion per vendndodhjen e Dritan Dajtit.

Informacioni ishte per ne pallatin perballe pistes. Mu tha qe ta merrja ne nje zone aty afer apartamentin. Mu dha informacion se personi levizte ne nje makine tuareg te zi me targa italiane. Mbante kapele dhe syze. Nepermjet fotos e njihja po ta shihja. Foton e Dritan Dajtit ate dite ma ka dhene Fatos Xhani. Pasi kam marre detyren kam marre nje makine te sektorit volsëagen ngjyre te bardhe, passat ose ‘jetta’, nuk e di mire, bashke me Petrit Hamzallarin, jemi nis per ne Durres. Ka qene ora 11.00 kur u nisem. Rreth ores 12.00 ishim ne zonen e Durresit, parkuam makinen buze rruges kryesore dhe u futem ne brendesi te pallatit, ku u bente fjale per informacionin. P.H shkoi ne zonen e plazhit kurse une shkova ne zonen prane pallatit ku behej fjale.

Kam pyet banore te pallatit, ca tregtare me qellim qe te merrja shpi me qera, kjo zgjati rreth 30-40 minuta dhe pastaj kam pare nje makine taureg te zi me targa italiane, me xhama te zi, drejtues ishte nje cun i ri me bluze te zeze, pasagjer ishte nje djale i ri, i moshes 22-25 vjec, me bluze blu boje qielli, kurse pasagjer nga mbrapa ishte nje person me kapele, syze, nga fizionomia e fytyres ishte e ngjashme me te Dritan Dajtit. Ne momentin kur kam pare mjetin kam qene tek rruga ne te djathte qe te con te pista Iliria, aty eshte nje treg me rroba. Une isha ne trotuar kurse tuaregu kaloi ne rruge, me shpejtesi 2-5 km ne ore. Distanca ime ishte rreth 2 metra me tauregun. Konstatova te dyshuarin, lajmerova drejtorin Arjan Muça, i thashe qe kaloi nje makine tuareg me xhama te erret me targa italiane dhe personi mbrapa ne krahun e djathte ngjante shume me Dritan Dajtin.

Mbikqyrja e Dajtit

Oficeri Petrit Hamzallari, ka deklaruar se Dritan Dajti mbahej në vëzhgim.“Aktualisht detyra ime ka qene mbikqyrja e nje hyrje pallati duke e monitoruar me mikrokamera (pajisje teknike), detyren e kam marre me date 06.08.2009, nga shefi i sektorit Fatos Xhani.Me date 06 rreth ores 23.00,ose 23.30 bashke me shefin e sektorit Fatos Xhani kemi vajtur ne qytetin e Durresit dhe me eshte treguar nje pallat, nje hyrje pallati qe duhej monitoruar dhe jemi kthyer ne Tirane. Pallati ishte ne vijen e pare te plazhit per karshi pistes, keshtu quhej lokali ishte i futur ne det ne plazhin e Durresit. Jemi kthyer ne Tirane per daten 06.08.2009, nuk kemi pas ndonje zhvillim tjeter. Me daten 07.08.2009 kam bere pajisjet gati, pajisje teknike konkretisht mikrokamerra, monitor, regjistrator, kam marre makinen, makina eshte minifurgon ëolsëagen ngjyre te bardhe, targat nuk e kam te fiksuar por targa Tirane. Dhe jam nisur per ne qytetin e Durresit. Me mua ka ardhur edhe G.B, jemi afruar ne zonen afer pallatit, kemi parkuar makinen diku rreth 100 metra larg pallatit se ishte makine me pajisje, jemi afruar deri ne hyrje te pallatit, pallati ishte me nje hyrje ne mes dhe dy hyrje te pallatit, dy seksione te pallatit qe ngjiteshin lart.

Kam mberritur diku rreth ores 12.30. Mjetin e kemi parkuar ne krah te plazhit, por rreth 100 metra kur hyn per ne Durres ne krah te djathte te pallatit. Deri te shkallet kemi vajtur te dy, aty jemi ndare, une kam hyre nga krahu i plazhit per te bere detyren time, normalisht per te pare pallatin ne distance, per te pasur mundesine per te gjetur nje hyrje nga e cila mund te monitoronim seksionin qe kerkohej per tu monitoruar. Kur kam qene diku 200 metra nga pallati ne krahun e plazhit, kur kam degjuar krisma te cilat kane qene shume te medha ne fillim. Sigurisht nuk mund te pretendoj qe e dija per se ishin krismat, sepse nuk kisha dijeni se grupet e operacioneve ishin ne zone. Degjova krisma, afrohem drejt krismave dhe kur jam afruar kishte mbaruar cdo gje. Edhe njerezit ishin larguar. Kur vajta kam pare vetem dy agjentet tane te mbuluar qe ishin me maska, me uniforme policie dhe me maske. Kishin te mbuluar fytyren nga te cilet kam marre vesh per ngjarjen.

Masakra

Hetimi ka provuar se i pandehuri Dritan Dajti së bashku me kunatin e tij Ergest Xhoxhin, kanë dalë nga shtëpia e tyre rreth orës 07:30 minuta dhe nga Tirana kanë udhëtuar në drejtim të Durrësit. Pasi ka udhetuar drejt Durresit, automjeti ka ndaluar ne fillim ne lagjen nr 13 dhe me pas ka vazhduar rrugen drejt Rrogozhines ku shtetasi Ergest Xhoxhi eshte interesuar per disa vazo lulesh . Me tej automjeti eshte kthyer ne plazhin e Durresit. Në një moment rreth orës 13.50 min të datës 07.08.2009 ky automjet ka ndaluar në afërsi të kryqëzimit që të con për tek pista e vogel “Iliria”. Në këtë moment grupi operacional është afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg“ me tre automjetet e tyre dhe më konkretisht me autoveturën tip golf ngjyrë blu, brenda së cilës kanë qënë punonjësit e polcisë A.XH dhe P.S.

Pikërisht në këtë moment komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që ishte në terren rreth 20 metra larg nga automjeti perballe tij pasi ka parë tërë skenën e momentit kur është parkuar mjeti ka urdhëruar grupet e forcës posacme që tashmë ishin afruar mjetit të ndërhynin për neutralizimin e të pandehurit Dajti i cili kishte mbetur i vetëm në makinë. Sapo janë afruar tek mjeti “Touareg”, punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen “-Ndal policia’” i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit duke e lënë të vdekur atë, te rrezuar ne gomen e pasme të krahut të shoferit Fatos Xhani ka rënë përmbys.Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, autori Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por dhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duçkollari i cili ka qënë i veshur me nje xhup feshfeshje ngjyre blu me logon POLICIA te shkruajtur ne pjesën ballore të tij dhe në kokë ka patur një kapele të errët me logon DEA.Pasi ka parë praninë e policisë në derën e pasme të mjetit shumë pranë vëndit ku ndodhej vetë i pandehuri Dritan Dajti nga brënda makinës ka hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës me dy armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Sajmir Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezen e deres së pasme të autoveturës ku brënda saj vazhdonte të ishte Dritan Dajti.

Nga ana tjeter, efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg” në momentin kur forcat policore hynë në veprim. Nga ana tjeter, i pandehuri Dritan Dajti, i identifikuar si personi që qëlloi nga brënda “Touareg-ut” dhe vrau dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, ka dale nga dera e pasme e mjetit krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të larget. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor i maskuar me rroba plazhi.Njëkohësisht nga perdorimi i armës prej Dritan Dajtit në momëntin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrarë dhe shtetasi Ledion Mara, oficerin Kastriot Feskaj dhe më pas është plagosur dhe një person tjetër./ Elton Qyno/ Shqiptarja.com