Për analistin Ilir Demalia, protesta e 16 shkurtit do të ketë fatin e shumë protestave të tjera. Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia tha se njerëzit janë të lodhur nga politika dhe nuk kanë më besim.
Ilir Demalia: Njerëzit janë të lodhur, njerëzit kanë humbur besimin në gjithë klasën politike. Kjo është kriza më e madhe në vend. Njerëzit nuk dinë kë të mbështesin. Këtu përfshihet edhe PD. 16 shkurti për mua do të jetë “u mbars mali dhe polli një mi” si ajo e studentëve.
Nëse do të kishin një vullnet për të ndryshuar diçka në radhë të parë PD ka dy rrugë. Nuk ka vend me demokraci klasike që të dalin njerëzit e zgjedhur në parlament dhe të protestojnë në rrugë. Lufta bëhet brenda për aty ku janë zgjedhur. Janë grupe shoqërore që protestojnë për të drejtat e tyre.