osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shuhet në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, vuante nga një sëmundje prej dy vitesh

Shuhet në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, vuante nga një sëmundje prej dy vitesh

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, babai i ish-deputetit socialist, Ben Blushi. Ka qenë pasditja e kësaj të premte kur zemra e shkrimtarit të njohur ka pushuar së rrahuri. Shqiptarja.com mëson se Blushi vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vitesh.

Shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Kiço Blushi ishte Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës.