Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në rrethe, për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë, sipas tij për të rrëzuar Edi Ramën dhe për ti hapur rrugë një qeverie tranzitore që garanton zgjedhje të lira.
Por, ajo çfarë bie në sy gjatë këtyre takimeve, janë premtimet në ajër të kryedemokratit Basha.
Edhe pse Basha disa herë ka përsëritur se nuk janë premtime, por plane konkrete, në fakt ai duket se po bëhet gjithnjë e më qesharak.
Disa ditë më parë, Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët e Vorës, ndërsa përpiqej tu mbushte mëndjen banorëve të bashkoheshin në protestën e 16 Shkurtit, bëri gafën e radhës.
Ai u ka premtuar atyre se nëse do ti besonin fitoren në zgjedhje, qeveria që drejtonte do e ulte çmimin e energjisë elektrike me 300 lekë për litër.
Me këtë deklaratë, kreu i PD-së nxori hapur se premtimet e tij qëndrojnë në ajër dhe se nëpërmjet lëshimit të tyre synon vetëm e vetëm tu mbushë mendjen qytetarëve për t’i shkuar nga pas.
Por, premtimet e Lulit nuk mbarojnë me kaq. Sot gjatë një takimi me banorët e Kukësit, me hipokrizinë e tij pas tradhëtisë që ju bëri kuksianëve, sot ka premtuar heqjen e traut dhe zerimin e taksës në Rrugën e Kombit.
LEXO EDHE: Balla i përgjigjet Bashës/ Apel të fortë opozitës
Por sërish Basha, me dashje ose pa dashje, bëri gafën e radhës. Si mundet Basha të anullojë një koncesion të dhënë me vendim qeverie?
Apo njëlloj si për pallatin e vjehrrit në Vlorë, që mori 16 milion euro nga Strasburgu, sërish kostot duhet t’i paguajnë shqiptarët.
Nga ana tjetër, Basha premton edhe anullim të PPP-ve dhe koncesioneve. Por, këto janë të lidhura me kontrata dhe nëse vërtetë Basha e mban premtimin për t’i anulluar, shumë thjeshtë mund të përballet në Strasburg, dhë sërish kostot ti paguajnë nga taksat e shqiptarëve.
Prandaj, Luli më mirë sesa të bësh premtime në ajër, premto se nëse nesër vjen në pushtet do ti kontrollosh këto koncesione dhe nuk do t’i lejosh të abuzojnë.