osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: E trembur Monika në një garë të ethshme me për shpifje dhe trillime! Në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI-së

Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: E trembur Monika në një garë të ethshme me për shpifje dhe trillime! Në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI-së

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate ka reaguar sërish pas akuzave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me hetimet që po kryen prokuroria për abuzimet me tenderat. Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së.

“Familja ime dhe unë jemi venë në shënjestrën e një sulmi të ulët të llojit tanimë të njohur dhe të përhapur gjerësisht në aktivitetin verbal të opozitës. Personalisht zonja Kryemadhi, e cila është në një garë të ethshme me liderët e tjerë të opozitës, për shpifje dhe trillime, më ka sulmuar familjarisht, pas arrestimeve të një grupi personash të cilët dyshohen se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara.

Këto arrestime të kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektimesh të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh, kanë mjaftuar që zonja Kryemadhi të lëshohet me shantazhime kundër meje e familjes sime. Sulmi vulgar ndaj meje, nuk erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegjshmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia.

Në përgjigje të këtij sulmi, që me siguri nuk do të ndalet, unë i bëj thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen dhe të kryejnë hetimin për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë kryer shkelje dhe dëmin ekonomik që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Kush ka përgjegjësi ta mbajë atë sipas ligjit.

I kërkoj prokurorisë të mos intimidohen nga sulmet dhe kërcënimet e kujtdo që tenton të pengojë zbatimin e ligjit. Procedurat e tenderimeve të kryera dhe procedura e tenderimit të byzylykëve, që tashmë është kthyer në një gangrenë edhe për zbatimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë duhen zbardhur deri në fund” tha Gjonaj.

Deri tani janë 12 zyrtarë që po hetohen për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa gjithashtu po verifikohen edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI (lexo këtu). Por Gjonaj reagoi duke e cilësuar shantazh. Ndërkohë që Kryemadhi vijoi replikat në distancë me Gjonajn sot pas takimit me ambasadorët e disa vendeve të BE-së, teksa u shpreh se ministrja të mos bëj rolin e virgjëreshës.

Deklarata e plotë e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Dje, familja ime dhe unë jemi venë në shënjestrën e një sulmi të ulët të llojit tanimë të njohur dhe të përhapur gjerësisht në aktivitetin verbal të opozitës. Personalisht zonja Kryemadhi, e cila është në një garë të ethshme me liderët e tjerë të opozitës, për shpifje dhe trillime, më ka sulmuar familjarisht, pas arrestimeve të një grupi personash të cilët dyshohen se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara. Këto arrestime të kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektimesh të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh, kanë mjaftuar që zonja Kryemadhi të lëshohet me shantazhime kundër meje e familjes sime.

Unë nuk jam këtu për t’i rikthyer një përgjigje zonjës Kryemadhi, lidhur me sulmin e saj të ulët, po për t’i thënë çdokujt tjetër se s’mund të më ndalin dot të bëj me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet moral dhe politik vetëm detyrën time. Procedurat e tenderimeve në Ministrinë e Drejtësisë për vitet 2016 dhe 2017 kanë qenë abuzime që pas hetimit të prokurorisë u bënë shkak për arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë. Unë jam e vendosur të mbështes prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajoj atë të thellojë hetimin për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën.

Sulmi vulgar ndaj meje, nuk erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegjshmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia. Në përgjigje të këtij sulmi, që me siguri nuk do të ndalet, unë i bëj thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen dhe të kryejnë hetimin për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë kryer shkelje dhe dëmin ekonomik që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Kush ka përgjegjësi ta mbajë atë sipas ligjit.

I kërkoj prokurorisë të mos intimidohen nga sulmet dhe kërcënimet e kujtdo që tenton të pengojë zbatimin e ligjit. Procedurat e tenderimeve të kryera dhe procedura e tenderimit të byzylykëve, që tashmë është kthyer në një gangrenë edhe për zbatimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë duhen zbardhur deri në fund. Dhe të gjithë ata që kanë hedhur firmat të mbajnë përgjegjësinë e tyre. Drejtësia duhet të bëhet e plotë dhe e drejtë deri në fund. Drejtësia nuk duhet të jetë selektive por të gjithë duhet të përgjigjen njësoj përpara ligjit. Duhet të bëjmë durim të gjithë për të parë rezultatet e hetimit nga prokuroria dhe të mos nxitojmë me deklarata, shpifje, thirrje të cilat nuk ndihmojnë hetimin e këtij procesi.

Ofensiva tërësore e opozitës kundër prokurorisë nuk është aspak e rastit dhe nuk ka të bëjë gjëkundi me ato që thuhen, por me ato që dihen dhe që ishin dhe mbeten arsyeja e kundërvënies së vazhdueshme të kësaj opozite ndaj reformës në drejtësi. Do duhet që opozita të tregojë mbështetjen e organeve të drejtësisë me vepra dhe jo me fjalë dhe akuza për zbatimin e njëjtë të ligjit për këdo dhe në çdo moment