Fqinjët gjithnjë kanë ndikuar në qeverisjet shqiptare. E kanë pranuar vetë fqinjët tanë që përmes shërbimeve sekrete kanë vendosur në krye të shtetit njerëzit e tyre.
Për të vijuar më pas me Enver Hoxhën, i cili akuzohet se është vënë në krye të Shqipërisë nga jugosllavët e Titos përmes të të dërguarit në Shqipëri Miladin Popoviç.
Si rrodhën ngjarjet të gjithë e kanë lexuar dhe u desh një “kapriçio” e fatit që armatat jugosllave të mos dislokoheshin në Korçë dhe Shqipëria të mos kthehej në një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Thjeshtë dhe vetëm humori i prishur i Stalinit me Titon bëri që Shqipëria të shpëtonte nga aneksimi jugollav.
Edhe me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri, forcat pro serbe morën pushtetin. Që atëherë ka pasur akuza të forta se Sali Berisha ka qënë dhe është agjent i UDB Jugosllave. Ngjarjet që rrodhën më vonë treguan se ai ishte në shërbim të Milosheviçit dhe serbëve.
Që nga thyerja e embargos së naftës dhe armëve të vëna nga OKB për ish Jugosllavinë, përndjekjen e veprimtarëve kosovarë për çlirim e deri tek thirrja për mos firmosjen e Rambujesë. Berisha përndoqi dhe vrau që nga Adem Jashari, Hashim Thaçi, zhdukja pa gjurmë e Remzi Hoxhës nga SHIKU i Gazidedes dhe takimi me Bulatoviç dhe Arkanin, janë një vijë lineare pro serbe në Shqipëri.
Jo pak herë Azem Hajdari ish lideri i dhjetorit në atë kohë kreu i komisionit të Rendit dhe SHIK në Kuvendin e Shqipërisë ka deklaruar se është zhdukur vetëm dosja e UDB, të tjerat janë. Duke treguar gishtin qartazi drejt Sali Berishës.
Një akuzë tepër e fortë që nuk kaloi pa ndëshim nga Berisha. Në fillim e përjashtoi nga grupi i PD, forumet e PD dhe më pas gjeti mundësinë, bashkoi dhe rrethanat dhe e eleminoi dhe fizikisht më 12 shtator 1998. Por sa bazë të vërtetë ka akuza ndaj Berishës si agjent i UDB.
Që në kohën e diktaturës ka qënë Nexhmije Hoxha gruaja e diktatorit, ajo që përmendi për herë të parë dyshimin se Sali Berisha është në shërbim të jugosllavëve. Për vetë faktin se Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, vjehrrin, pas çlirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës.
Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB- u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë e lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka.
Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri. Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB e mbështetëse e Rankoviçit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit.
Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Milosheviçit. Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH.
Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.
Berisha i shërbeu devotshmërisht serbëve në të gjitha situatat e vështira. Madje “gjaku” serb aq shumë e tërhiqte sa dhe vajza e tij Argita bashkë me “djalin” politik Lulzim Basha në operacionin faktmbledhës për krimet e shqiptarëve të Kosovës ndaj serbëve e dërguan në Beograd.
Falë këtij raporti, të gjithë komandantët nga Ramush Haradinaj e deri tek Fatmir Limaj kaluan përmes Gjykatës së Hagës për krime lufte. Po kështu për shkak të tërheqjes nga “gjaku” serb, sapo u bë kryeministër, Berisha mori këshilltarin më të afërt serbo boshnjakun Damir Fazlliç një trafikant që nga armët e deri tek letra higjenike dhe pastrues parash. Ndaj e mbajtën fort serbët në pushtet. Për ta përdorur gjithnjë, si më 1995, si më 1996-1997 me shkatërrimin e shtetit, ashtu dhe për marrëveshjen e Rambujesë për ta kundërshtuar. Por nuk u ndalën këtu serbët. Donin dhe lidhje të tjera.
Dhe Berisha ua plotësoi, vendosi njeriun më të paaftë në tërë historinë e shtetit shqiptar, Parlamentit shqiptar dhe politikës shqiptare në krye të Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për Flamur Nokën. I cili e ka pranuar vetë se ka marrë një ofertë zyrtare, për të qenë agjent i UDB-së, duke qëndruar në ish-Jugosllavi, në vitin 1991 dhe duke siguruar një punë të mirë atje.
Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare më 1991, ai ka pranuar se UDB-ja i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish-Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.
Në deklaratën e tij nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB-në në Shqipëri. Sipas deklaratave të tij, para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB-së për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e PD, kush janë njerëzit që drejtojnë PD, kush i ka nxitur ngjarjet e Shkollës së Bashkuar dhe rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës si dhe për zhvillime në fshatin e tij të lindjes, Novosej.
Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sigurimin në fshatin e tij, për PD-në dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri. Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve ka gisht PD-ja.
Sipas dëshmisë zyrtare, Flamur Noka është ndaluar nga autoritetet serbe në vitin 1991, ndërsa ka kaluar kufirin shqiptar për në Kosovë dhe është mbajtur rreth 40 ditë në burgun e Prizrenit.
Meqenëse Flamuri dinte serbisht, të cilën e ka mësuar në shkollën e mesme bujqësore të fshatit Shishtavec, ku flasin në gjuhën gorane, shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme i Prizrenit i ka thënë se qëndronte në Jugosllavi, të punonte në UDB, duke i premtuar punë të mirë.
Mbasi Flamuri nuk ka pranuar të qëndrojë në Jugosllavi, oficeri e ka pyetur mos të ka futur Sigurimi i Shqipërisë për të zbuluar informacione në Jugosllavi”-shkruhet ndër të tjera në shkresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991.
Dokumentet janë dhe në arkivën e shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, pa përjashtuar ato te SHISH. Sipas traditës së Shërbimit Sekret jugosllav, persona të tillë shpesh rekrutoheshin dhe për nevoja të Shërbimit Sekret.
Pas 40 ditësh Noka është kthyer në Shqipëri, si i deportuar. Një skandal më vete. Aq më tepër që Noka, deri në shtator 2013 ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe tashmë është edhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Dhe mbi të gjitha Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë marrë gjithnjë certifikatën e sigurisë, për të pasur akses në infoirmacionet e klasifikuara.
Pavarësisht se gjithnjë, dhe nga strukturat e specializuara të NATO-s në kohën e qeverisjes së Berishës, ka pasur akuza se kanë rrjedhur informacione sekrete të NATO-s drejt vendeve jo mike ose armike. Aq sa nuk pranoheshin përfaqësues shqiptare në strukturat drejtuese të Aleancës për shkak të rrjedhjes së sekreteve. Sali Berisha dhe Mul Noka tani akuzojnë të tjerët për spiunë. Këtu qëndron ironia./Pamfleti.com