osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

‘Shqiptaret e bukura zbuluan fytyrën’, vendimi i Zogut për heqjen e ferexheve

‘Shqiptaret e bukura zbuluan fytyrën’, vendimi i Zogut për heqjen e ferexheve

Nga Aurenc BEBJA

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, një shkrim në lidhje me vendimin historik të Mbretit Zog për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare.

Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë ?

Tirana, qytet i lumtur

Një vendim i Mbretit Zog i cili është mirëpritur

(Nga i dërguari ynë special)

Tiranë, 30 mars.

“Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre. Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.

Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri.

Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura.”R.Singer