Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të thellë 4-0 në sfidën e zhvilluar sot në Kupë kundër Vardarit të Shkupit për fazën çerekfinale. Skuadra shqiptare ka arritur të presë biletën në fazën tjetër dhe kjo ka qenë një arsye e mirë për festuar.
Mbrojtësi i kuqezinjve, Ardian Cuculi, pas ndeshjes ka publikuar një video ku shihen lojtarët të cilët festojnë me instrumente si pipza e dajre. Një video shumë interesante dhe unike në llojin e saj.
(e.k/BalkanWeb)