Trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur është i Emiliano Sala
Këtë e kanë konfirmuar Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (DHAA) të Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Express.
Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.
Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.
Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private.
DHAA kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.
Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe tashmë është konfirmuar se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala.