osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“S’ka bir nëne që e shpëton”! “Lajthit” Kryemadhi pasi kërcasin prangat në LSI, sulmon burrin e një tjetër socialisteje

“S’ka bir nëne që e shpëton”! “Lajthit” Kryemadhi pasi kërcasin prangat në LSI, sulmon burrin e një tjetër socialisteje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është tërbuar dhe ka humbur totalisht toruan, nga frika e goditjes nga drejtësia e re, e cila ka nisur të fundosë pushtetarët e lartë të partisë së saj dhe Ilir Metës.

Goditja e fundit e drejtësisë, që zbuloi skandalin miliona euro me tenderat te Ministria e Drejtësisë, gjatë kohës kur drejtohej nga LSI dhe ku rrezikojnë tre ish-ministrat e Monës, ka tërbuar këtë të fundit, e cila tashmë duket se e beson dhe e ndjen fundin e hidhur.

Pas shpërthimit të pazakontë në seancën e sotme plenare, ku gjuha degradoi deri në sulme ndaj burrave të ministreve, Monika vijon të jetë e acaruar dhe e tmerruar. Me të njëjtën gjendje të trazuar është shfaqur edhe në mbrëmje, ku pas sulmeve ndaj bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka vijuar me këtë të rëndomtë, duke folur për burrin e një tjetër socialisteje.

Këtë radhë, Kryemadhi ka sulmur bashkëshortin e deputetes së PS, Vasilika Hysi, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Teksa në një studio po diskutoheshin arrestimet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë, ku pas hekurave pritet të vihen dhe ish-ministrat e LSI, Ylli Manjani, Nasip Naço dhe Petrit Vasili, si “kokat” e abuzimeve skandaloze me tenderat, Kryemadhi ka humbur kontrollin dhe ka shpërthyer ndaj Ramës me një gjuhë të turpshme, teksa është shprehur se “nuk ka bir nëne që ta shpëtojë”

“Zonja ministre, i pushoi të gjithë personat që janë në listë. Kanë shkuar në gjykatë dhe kanë fituar të drejtën për t’u kthyer. Aty ka qenë edhe burri i Vasilika Hysit. Vajza e tezes së ministres së drejtësisë, që ështe sekretare e përgjithshme në ministrinë e financave, i tha më sill një audit nga ministria e financave dhe më bëj këtë për këta persona.

Bëhet fjalë për mirëmbajtje të sistemeve elektronike, punojnë apo jo nuk më intereson. Zonja në fjalë përmend emrin e Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit, që nuk kanë firmosuar kurrë por janë të vetmit njërëz që janë përballe Edi Ramës.

Kjo është një tërheqje vëmendje, për të dhënë me koncesion të gjithë këto procese. Le t’i marri Edi Rama ti fusë në burg të gjtihë, nuk ka bir nëne ta shpëtoje Edi Ramën, në zullumin që ka rënë. Edi Rama do rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavatazh shumë të madh. Ambasadorët ikën me xhepat e fryrë, ndërsa shqiptarët duhet të presin 20 vjet që ti mbarojnë proceset gjyqësore”, ka deklaruar Kryemadhi.