Ish-kryeministri kroat dy dënime me burg, ish-kryeministri i Rumanisë tentoi të vetëvritej kur mori vesh dënimin e parë, Gruevski u arratis përmes Shqipërisë pas dënimit
Shumica e ish-kryeministrave, miq të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë qenë gjithashtu kryeministra, kanë përfunduar në burg për korrupsionin. Kjo erë e luftës kundër korrupsionit në nivelet më të larta politike pritet të fryjë edhe në Shqipëri, me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe Gjykatës Speciale. Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader u arrestua në Austri rreth 9 vjet më parë.
Një vit pasi ishte larguar nga pushteti, në dhjetor të vitit 2010 në tentativë për t’iu shmangur hetimeve të nisura ndaj tij për korrupsion, Sanader u arrestua nga policia austriake e më pas u ekstradua në Kroaci. Nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin për përfitime personale, Gjykata e Zagrebit, në nëntor 2012 e dënoi ish-kryeministrin e vendit me 10 vite burg. Por nuk ishte ky i vetmi dënim për Sanader, pasi tre vjet më vonë, ai u dënua edhe me 9 vite burg.
Në Rumani, Gjykata e Lartë dënoi me 2 burg ish-kryeministrin Adrian Nastase për korrupsion, në vitin 2012. Nastase kishte mbledhur rreth 2.1 milion dollar fonde për fushatën e 2004 në mënyrë të paligjshme. Kur mori vesh që gjykata kërkoi burg për të, ish-kryeministri Adrian Nastase u përpoq të vetëvritet. Por dy vjet më vonë, ai u dënuan edhe me 4 vite të tjera burg, me akuzën se kishte ilegalisht disa materiale ndërtimi me vlerë qindra mijëra euro për shtëpinë e tij në Bukuresht dhe një pronë jashtë kryeqytetit rumun, në kohën që ai ishte në detyrë. Ai u akuzua dhe u dënua edhe për shantazh. Gjykata vlerësoi se dy zyrtarë rumunë e kishin ndihmuar Nastase të merrte mallra kineze për prona private në vitet 2001-2004. Gruaja e tij, Dana Nastase, u dënua tre vjet me kusht për marrëveshje të fshehtë. Çiftit i janë konfiskuar edhe 410 000 euro pasuri.
Silvio Berluskoni është një tjetër mik i Sali Berishës i dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Lartë në Itali, për shmangie taksash. Gjykata e Lartë në Itali rrëzoi mitin e “SB”, për të cilët shumëkush mendonte se ishin të paprekshëm nga drejtësia. Gjykata e Lartë në Itali e fundosi Silvio Berluskonin, i cili për të shlyer katër vite në qeli, i pastroi plehrat dhe banjot publike.
Në vitin 2018, autoritetet serbe arrestuan 80 zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë, pjesa më e madhe të partive opozitare nën akuzat për korrupsion, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim parash.