Disa pamje alarmante janë publikuar nga aktivisti Mirsad Basha në Facebook, ku denoncohet ngritja e pistonave të rrugës në mënyrë të papritur dhe që shkaktojnë aksidente të cilat mund të jenë me pasoja fatale.
Pamjet vijnë nga qyteti i Shkodrës, ku aktivisti ka qenë dëshmitar okular i aksidentit të radhës që ka dëmtuar një automjet. Ky është rasti i katërt që pistonat ngrihen në mënyrë të papritur dhe pa paralajmëruar në këtë qytet.
Kjo është një përgjegjshmëri e mirëmbajtësve të rrugës në Shkodër dhe duhet të merren masa për të shmangur tragjedi të mundshme.