Monika Kryemadhi, është e ftuar në studion e ‘Të paekspozuarit’ ku që në nisje duket se emisioni do të jetë mjaft i vështirë për të.
Pak sapo Kryemadhi mori fjalën dhe filloi të fliste për protestën e opozitës më 16 shkurt, drejtuesi Ylli Rakipi e ndërpreu sepse sipas tij kryetarja e LSI nuk mund të bënte propagandë në emisionin e tij.
Kjo e irritoi Monika Kryemadhin, e cila iu kthye Rakipit duke e i thënë se edhe të ftonë në emision por edhe nuk të lë të flasësh.
DEBATI:
Kryemadhi: Ti je shumë i çuditshëm more zotëri
Ti edhe të fton të flasësh edhe nuk të lë
Po mirë hajde të ndryshojmë vendet
Rakipi: Po jo nuk të lë unë të bësh propagandë këtu
Kryemadhi: Po mirë më pyete, më lërë të përgjigjem?!
Kryemadhi nis të flasë por i kthehet sërish Rakipit: Ore sa i çuditshëm është ky, edhe të fton edhe s’të lë, të imponohet dhe me vrprimet e tij.
Po më lërë të flasë
Rakipi: Po jo do flasin të gjithë, ti s’ do mbash miting këtu.