Lulzim Basha ka bërë një xhiro me militantët dhe SHQUP-istat rrugës së Kavajës dhe Myslym Shyri ku ushtarët e FRPD-së e ndiqnin pas, e ku mediat qesharake këtë xhiro të pakuptimt e paraqesin si takim me tregtarët, të cilët natyrisht tu shkosh tek dera e biznesit janë të detyruar për mirsjellje të flasin.
Por Luli nuk i ka shkuar xhiro huq sepse ka takuar tregtarin më të fortë, atë që personifikon Sali Berishën si qytetari dixhital i semaforit të kryqezimit të 21 Dhjetorit.
Gjatë ecjes së tij Lulzimi është përshëndetur me të dhe ka dashur të bëjë humor alla Lulzim duke menduar se tregtari Ver Llapa e njihte e i është drejtuar:
Veri si je Veri, më mirë ti se Edi në parlament …
Kjo batutë e Bashës është shoqëruar edhe më shumë të qeshura nga militantët që e shoqëronin në këtë ecje por kanë bërë sikur nuk e kanë dëgjuar përgjigjien e Verit: Po, po mirë më mirë unë si ti atje.
Ndiqni VIDEO-n:
Batuta e Bashës me Ver Llapën: Më mirë ti se Edi Rama në parlament
Batuta e Bashës me Ver Llapën: Më mirë ti se Edi Rama në parlament
Publiée par Gazeta Koha Jone sur Jeudi 7 février 2019