Gazetarja e njohur Arbana Xharra ka komentuar fotografinë e shkrepur nga presidenti Ilir Meta me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo.Teksa kreu i shtetit e publikoi në rrjetin social Facebook si një arritje të madhe për Shqipërinë, gazetarja ka ironizuar duke treguar prapaskenat.
“Z. President, me keto fotografi casti qe i realizoni duke i ndjekur koridoreve amerikanet, mund t’i mashtroni vetem disa percjelles tuaj te verber te rrjeteve sociale.
Keshtu beni perpjekje te hedhni hi syve popullit qe e keni lene ne terr e pa perspektive, derisa pervete keni ndertuar perandori me parate e krimit.
Pompeo e koleget e tij e dine shume mire se kush je ti.
Postoje ne faqen tende raportin e State Departmentit qe flet per politikanet e korruptuar e rrjetin e droges ne Shqiperi!
P.S Pomepo nuk ka harruar sa here Shqiperia ka votuar ne OKB kunder interesave amerikane”, shkruan Xharra.