Pranë stacionit qendror të Policisë në Prishtinë po mbahet protestë pas rastit të denoncimit të një të miture se është shfrytëzuar dhe dhunuar seksualisht nga një polic në komunën e Drenasit.
Protestuesit kryesisht të rinj po mbajnë pankarta ku kanë shprehur pakënaqësinë për policët të cilët janë akuzuar se nuk kanë mbrojtur viktimat dhe denoncuesit.
Një nga pankartat e ekspozuara para stacionit policor është edhe “Axha polic, na ke nimu na ke q* nanen”, raporton Gazeta Express.
Edhe pankartat e tjera shprehin revoltën ndaj institucionit të sigurisë që po dështon të mbrojë viktimat në disa raste.
Qindra persona shihen të jenë pjesëmarrës në protestën “Përdhunuesit në burg”.
Ndryshe, vendi u trondit pas raportimit se një 16-vjeçare ishte shfrytëzuar seksualisht nga një arsimtar në shkollën e saj në Drenas, dhe e kishte denoncuar atë.
Më pas nxënësen, sipas raportimit të Insajderit, kishte vazhduar ta shfrytëzonte seksualisht polici të cilin e kishte njohur kur e ka denoncuar arsimtarin. /Express/