Tetëdhjetë lloje minerale, kobalt, kalium, argjend e ar…Gjashtëdhjetë milion ton plumb që vlejnë 150 miliardë dollarë, 40 mln ton zink që vlejnë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që vlejnë 30 miliardë dollarë… Në total vlera e mineraleve që fsheh nëntoka e Mitrovicës është 500 miliard dollarë.
Tw dhenat e sipërpërmendura janë bërë publike nga Akademiku Apollon Baçe, i qenw prezent në emisionin “Arena”.
“Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, “New York Times “shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën,”- ka thenë Baçe.