osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha i çoroditur i drejtohet Sandër Lleshajt: Je kriminel, bastard! Unë s’i kam duart e lyera me gjak si ty Sali!

Berisha i çoroditur i drejtohet Sandër Lleshajt: Je kriminel, bastard! Unë s’i kam duart e lyera me gjak si ty Sali!

Edhe sot sherr dhe përplasje në parlament. Ka nisur me debate dhe fyerje të ashpra seanca e sotme plenare. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama sherri ishte mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Sandër Lleshaj për rastin e përdhunimit të një vajze 13 vjeçare, e cila sipas opozitës u mbajt e fshehur derisa doli në media nga opozita.

Berisha e ka quajtur ministrin Sandër Lleshi si bastard, pasi sipas tij është munduar të fshehë krimin me urdhër të Edi Ramës.

“Policia e ka fshehur përdhunimin e 14-vjeçares, ky që foli këtu është bastard dhe i pafytyrë, që merr urdhërat nga Edi Rama. Të jesh i bindur që së bashku me të do zvarritesh rrugëve. Je puçist”, tha Berisha.

“Policia u njoftua, por ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehur krimin, Shërbimi Informativ njoftoi, kryeministrin dhe ministrave, kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, valsalët e tij pa moral heshtën dhe nuk thanë një fjalë, fshehën krimin.

Përsëritën të njëjtin skenar, këta përdhunues që e bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kreun aktual të grupit për përdhunim, ca morali kanë këta të dalin para jush, është dita juaj qytetarë, nëse nuk i krreni, nuk do keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkollat tuaja”, u shpreh më tej Berisha.

Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm tha: “Policia ka marrë dijeni, ka reaguar në momentin zero, në 29.1 2019 ndaj denoncimit të familjarëve, po në këtë moment policia ka referuar çështjen në prokurori, pra e ka bërë publike atë, dhe së treti të gjitha akuzat janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion që i shërben qytetarëve.

Denoncimi në rrjetet sociale, është bërë pasi kanë qenë të arrestuar, janë arrestuar para se të bënit atë palo status, juve tju vij turp që gënjeni.

Mua kriminel nuk më thoni dot ju, i kam duart e bardha unë, jo të skuqura, nuk kam gjak në duar unë si ju ”, duke aluduar për ish-kryeministrin Berisha në rastin e 21 janarit.