Manchester City është mundur në shtëpi nga Bazel me shifrat 1-2 në ndeshjen e kthimit por ka siguruar çerekfinalet e “Champions League” falë fitores së thellë 4-0 në Zvicër.
Manchester City shënoi i pari pas tetë minutash lojë me anë të Gabriel Jesus, pas pasimit të Bernardo Silva. Ky ishte goli i parë për brazilianin në 13 ndeshjet e fundit. Për herë të fundi ai kishte tundur rrjetën në muajin nëntor.
Guardiola la pushim disa titullarë dhe kjo i dha mundësinë e aktivizimit Phil Foden, i cili me 17 vjeç e 282 ditë bëhet futbollisti më i ri anglez që ka luajtur në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League.
Gjithsesi, kur u mbush çerekore lojë Mohamed Elyounoussi vuri baraspeshën për miqtë nga Zvicra. Në pjesën e dytë, Basel u largua me kokën lart nga ky edicion i Champions League duke gjetur edhe golin e fitores me anë të Michael Lang.
City së bashku me Juventusin janë dy skuadrat e tjera që kalojnë më tej në “Champions League” në mbrëmjen e sotme.
FT Manchester City 1-2 Bazel
Komneti i ndeshjes
72′ Bazel ka kaluar në avantazh në Manchester. lang ka shënuar
46′ Nis pjesa e dytë
45+1′ Mbyllet pjesa e parë
17′ Bazeli rikthen barspeshën pas 9 minutash. Për zviceranët realizon Elyounoussi
8′ I kanë mjaftuar pak minuta Manchester City-t për të shënuar. Gabriel Jesus zhbllokon shifrat
1′ Nis sfida në Etihad
(e.k/BalkanWeb)