Aleksander Cerferin, ashtu siç pritje, është “vetëshpallur” president i UEFA-s në një kohë kur nuk kishte asnjë rival. Pas një periudhe 2-vjeçarë në krye të UEFA-s, Ceferin merr një mandat të plotë 4-vjeçar për të drejtuar qeverinë e futbollit europian.
Në kongresin e 43-të të UEFA-s u miratuan dhe u propozuan disa ndryshime ku siç dihet, duke nisur ky sezon në fazën e 1/8 në Champions League do të aplikohet sistemi VAR. Së dyti, ekranet e VAR do të vendosen dhe në monitorët e stadiumit, kjo për ti krijuar mundësinë që edhe spektatorët të shohin vendimin e arbitrit në kohë reale duke qenë prezent në tribuna.
Madje kjo risi do të aplikohet në Serie A duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pra, aplikimi do të nisë në kampionatet kombëtare në vendet europiane dhe më pas do të aplikohet në Champions League. Ndryshimi më i madhe pritet të ndodh në vitin 2024 ku Champions do të vij me një format ndryshe. Nuk do të këtë më 8 grupe me nga 4 skuadra por do të jenë 4 grupe me 8 skuadra, një format i ngjashëm më Euroligën e Basketbollit. Gjithashtu nga ky vit, VAR jo vetëm do të shfaqet në monitorët e stadiumit por arbitri do të shpjegoj me zë edhe për publikun arsyet e vendimit të tij.