Gjykata e Durrësit ka përcjellë vendimin për ngjarjen e rëndë në Kavajë ku tetë persona të mitur shfrytëzuan seksualisht një 13 vjeçare. Referuar vendimit, është zbardhur dinamika nga momenti i njohjes dhe deri sa vajza e abuzuar denoncoi rastin.
Mësohet se të rinjtë kishin komunikuar në rrjetin social Instagram dhe më pas kishin kryer disa takime. Adoleshenti, i kishte kërkuar të dashurës së tij që në prag të ditëlindjes, në vend të një dhurate t’i ofronte marrëdhënie seksuale.
Pas një këmbëngulje të gjatë, 13 vjeçarja kishte pranuar që të shkonte në banesën që i kishte sugjeruar ish i dashuri i saj. Dy ditë pas aktit, ky i fundit i kishte rrëfyer se një shoku i tij kishte filmuar gjithçka duke e shantazhuar se tashmë dispononte një video të cilën mund ta bënte publike nëse nuk zbatonte kërkesat e tij./Tellalli.al
Më poshtë “TemA” po përcjell vendimin e plotë të Gjykatës së Durrësit: