Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është momenti më i përshtatshëm për të arritur një
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi tha se mesazhi që Presidenti Putin i ka dhënë është që nëse palët bien dakord, Rusia do t’i mbështesë.
Hashtim Thaçi: Si mund të na njohë Serbia ne? Si mund ta bindim Rusinë për tu anëtarësuar në OKB. Është momenti tani sepse Serbia në Rambuje nuk ka marrë pjesë në nënshkrim, e ka refuzuar marrëveshjen. Tani është në tavolinën e diskutimit dhe shpreh vullnet për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje. Do jetë shumë e vështirë për arritjen e një marrëveshje.
Mund të them që vetëm një përgjegjësi e lartë mund të reflektojë për vendimmarrjen për nënshkrimin e një marrëveshje, sepse nuk do jetë e lehtë as për Serbinë dhe as për Kosovën.
Ajo që mund të them është se Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur vullnetin për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhin që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që ma ka konfimruar personalisht edhe Presidenti Putin.
Sipas Thaçit, Kutia e Pandorës në Ballkan është e hapur dhe vetëm një marrëveshje paqësore do të mbyllë Kutinë e Pandorës dhe do t’i japë përfundimisht luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.
Hashtim Thaçi: Ata që flasin për Kutinë e Pandorës, Kutia e Pandorës është e hapur në Ballkan. Unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll Kutinë e Pandorës. Sot jam më optimist sesa kam qenë më herët. Shpresoj që nesër do jem edhe me optimist sesa sot.
Unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror mbi politikat ditore apo grupore apo partiake, gjë që besoj në pjekurinë e spektrit politik kosovar, por edhe të shoqërisë civile, medias.
Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi nënkupton kurrë më luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, nënkupton paqe përfundimtare. Në pastaj kemi rrugën tonë për në NATO dhe BE dhe Serbia ka rrugën e vet. Përndryshe do ta bllokojmë njëra-tjetrën në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshje edhe për hir të fëmijëve tonë.