Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka komentuar arrestimin e 4 zyrtarëve dhe verifikimin edhe të dy ish-ministrave të këtij dikasteri Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit.
Klosi komentoi reagimin e Manjanit duke thënë se bëri atë që duhet të bënte. Ai përmend këtu edhe tërheqjen e vëmendjes nga situata e krijuar në të dyja rastet.
“Manjani bëri atë që duhet të bënte, të mbrohej. Mbase po bënte dhe ‘lojën’ ku shkruan se ka të tjera gjëra për t’u hetuar më të mëdha për ta larguar disi vëmendjen ashtu siç mund të bëjnë këta edhe me arrestimet, e njëjta gjë”, tha ndër të tjera Fatos Klosi.