osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

Nga Ilir Yzeiri

Edi Rama, siç e kam përmendur edhe në disa analiza të miat të mëparshme, në këta vjet që është në krye të qeverisë shqiptare, ka një meritë që duhet t’ia njohim. Është roli i jashtëzakonshëm që ai ka luajtur për të bashkuar faktorin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për t’i bërë ata aktorë të rëndësishëm dhe disa herë vendimtarë për mbarëvajtjen e punëve me frymëzim perëndimor në ato vende dhe, në të njëjtën kohë, për t’i bërë ata të theksojnë identitetin shqiptar brenda kuadrit të republikave ku jetojnë.

Mirëpo, Edi Ramës duhet t’i johim edhe një meritë tjetër. Ai, në mënyrë spektakolare, ka shkaktuar irritimin, prishjen e nervave, shpërqëndrimin dhe acarimin deri në absurd të shumë studiove televizive televizive, drejtuesit e të cilave thjesht e kanë inat Edi Ramën. Ato, pa e kuptuar, kanë rënë në grackën që u ka ngritur më parë ai duke i provokuar me batuta disa herë të qëlluara.

Nuk ka ditë të javës që në këto studio të mos ketë emisione me të ftuar që drejtohen prej gazetarësh të cilët më së shumti bëjnë thirrje të hapura për ta përmbysur Edi Ramën, caktojnë data, orë dhe stinë se kur ai do të përmbyset. Flasin për lloj-lloj konspiracionesh dhe numërojnë të gjitha dobësitë njerëzore të Ramës, duke menduar se kështu do të nxisin turmat që të vijnë me hunj në dorë dhe ta nxjerrin Edi Ramën nga zyra.

Më i zellshmi ndër këta shtetiës është Sali Berisha i cili është kthyer në një « star » televiziv dhe i ngazëllen gazetaret me gollgane meshkujsh dhe gazetarët me hire femrash duke iu treguar dosje, epikriza dhe rrëfime erotike për Edi Ramën sa që të vjen jo të shkulesh gazit, por të kalon një buzëqeshje e lehtë kur mendon se të gjithë këta edhe sikur t’i kishte pagaur Edi Rama, nuk do ta bënin më mirë e më bukur diskredtimin e opozitës, nuk do të ngjallnin më shumë neverinë në publik dhe nuk do ta forconin pozitën e Edi Ramës, siç po bëjnë këta.

Shtoji pastaj dhe Lulëzim Bashën dhe poemën e tij ku ai rrëfen se si do ta arrestojë Edi Ramën, si do ta plasë në burg dhe pastaj si do ta ndërtojë Shqipërinë e re me pantallona teritali dhe golf sintetik dhe panorama bëhet e plotë. Ndërkaq, sondazhet thonë që Edi Rama jo vetëm i shton pikët dhe e rrit mbështetjen në opinion, por po e thellon distancën në mënyrë të frikshme. Ky është një argument tjetër që meriton një analizë të posaçme. Por le të kthehemi në atë që përmendëm në fillim.

Para disa ditësh Edi Rama përmendi se kishte biseduar në telefon me Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj ai u shfaq në shtëpinë e Hashim Thaçit me të gjithë liderët vendimmarrës të Kosovës. Është histori tjetër ajo që do të prodhohet nga ky takim. Ndërkaq, ajo që të bën përshtypje është vijimësia e rolit të Edi Ramës për të ndikuar pozitivisht në zhvillimet shqiptare dhe vëmendja për ta mbajtur të bashkuar faktorin shqiptar. Me një deduksion të thjeshtë dhe duke parë edhe veprimet e mëparshme të tij me faktorë të tjerë shqiptarë në Ballkan, mendja ta do të pohosh se ai është partneri më i besuar i SHBA-ve në Ballkan.

Edi Rama e ka fituar këtë status sepse nuk ka qenë i përfolur dhe as i shpallur si ithtar i interesave jo amerikane në Shqipëri. Ky është një fat i madh për shqiptarët kudo në Ballkan sepse ata kanë një lider që ka besimin e plotë të partnerit më të fuqishëm dhe më strategjik të shqiptarëve. Sali Berisha është tërbuar dhe shetit nga një studio në tjetrën duke përgojuar një koleg të nderuar si Mero Baze dhe duke lexuar romanin e tij të ndërtuar me përroin psikik kundër Edi Ramës, jo vetëm pse i është vënë viza nga SHBA, por pse ky partner i madh ivendit tonë ka një partner besnik që quhet Edi Rama. Me këtë partner, miqtë tanë faktorizuan shqiptarët në Maqedoni dhe larguan Gruvskin nga pushteti.

Askush nuk duhet ta harrojë takimin e Edi Ramës me të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë dhe mesazhin që ai u përcolli dhe rezultati që u arrit. Vetëm sot në Maqedoni, në Parlament, flitet shqip dhe shumë të drejta të tjera të shqiptarëve janë rivitalizuar. E njëjta gjë edhe me shqiptarët e Malit të Zi. Edi Rama ka meritën e madhe se nuk ka transferuar asnjë marrëzi të përçarjes së shqiptarëve të Shqipërisë jashtë kufijve të saj.

Kujtoni se ç’bënte Sali Berisha me liderët e shqiptarëve në Maqedoni dhe si i ndërsente njërin kundër tjetrit apo me ata në Koasovë. Edi Rama nuk ka përdorur asnjë ndikim nga shqiptarët që janë jashtë kufijve për të fituar pushtet në Shqipëri. Në këtë pikë ai është shfaqur si një lider serioz dhe perëndimor.

Për këtë arsye SHBA-të e mbështesin dhe i besojnë atij synimet e politikës së tyre në Ballkan. Ndërsa qëndrimet e qarta të tij që nuk ngazëllehet me Rusinë dhe që nuk bën lojërat e saj, siç bën opozita me Lulëzim Bashën dhe Berishën i kanë bindur të gjithë se orientimi perëndimor dhe proamerikan i Edi Ramës është një fat historik për shqiptarët në Shqipëri dhe në rajon gjithashtu