Më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës.
Sipas shifrave të bëra publike nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, 5923 pacientë kanë përfituar falas koronografinë dhe pacemakerin definitiv, 904 pacientë kanë përfituar ndërhyrjet kardiokirurgjikale, 20 pacientë kanë përfituar transplantin renal si dhe 1250 pacientë të dializës – përgjatë vitit 2018.
Qeveria Shqiptare ka mundësuar 12 paketa shëndetësore pa pagesë në spitalet publike dhe jo publike. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka garantuar gjithashtu se, do të zgjerohet financimi publik për shërbimet shëndetësore, duke lehtësuar pagesat nga xhepi për qytetarët.