Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së Ylli Manjani ka marrë shpatën në dorë e sulmon, vetëm sepse nuk është më ministër.
Ylli Manjani, ish-shef kabineti me Nanon, dhe pak kohë si drejtor juridik në Bashkinë e Tiranës ku Rama e dëboi me ceremoni, por e priti me dashuri Meta Bode dhe Monka, që pas e bënë ministër e përzunë për kockën e humbur por ky i fundit shiti për një kockë si i “ndershmi” i politikës shqiptare, e sot luan rolin e opozitarit të gjithë ditur, që reagon për gjithçka që ndodh.
Edhe pse gjatë kohës që ky i fundit ishte në krye të ministrisë së Drejtësisë u përfshi në jo pak skandale, Manjani luan rolin e të gjithëditurit dhe të ndershmit të politikës.
Një ndër skandalet e kësaj ministrie gjatë drejtimit nga Manjani, është ai i licensave të noterëve.
Gjatë kësaj kohe u dhanë licensa noteresh për persona të dënuar, dhe në vend që të sqaronte, t’i jepte zgjidhje çështjes dhe t’i frenonte, më pas i kaloi në heshtje dhe të gjithë i morën.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, gjatë viteve 2016-2017, kohë në të cilën ky dikaster drejtohej nga Ylli Manjani dhe më pas nga Petrit Vasili.
Prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.
Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur vetifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Hetimet janë shtrirë ne 5 tendera, mes të cilëve edhe ai i byzylykëve elektronikë.
Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve, në vitin 2016.
LEXO EDHE: “Të moralshmit e tepsisë”/ Manjanit dhe Vasilit u plas “bomba” në dorë
Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.
Ermal Beqiri ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.
Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.
Me hyrje tek pallati i Klement Balilit, megjithëse pretendon se e ka nga krahu tjetër dhe me maskën e personit të ndershëm, më shumë sesa opozitarizëm, me reagimin e tij për çdo gjë që ndodh, Ylli Manjani duket se po tenton të mbulojë skandalet e tij.