Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi sherr me deputeten e LSI-së Kejdi Mejmetaj në komisionin e medias.
Në një moment kur kryetarja e komisionit të medias donte ti tregonte një video të pamjeve nga universitetet, ministri tha se nuk komentonte video, sado të bukura apo të këqija ishin. Në këtë moment ndërhyri deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Ora News zbardh debatin
Sander Lleshaj: “Policia e shtetit është vënë përballë dhunës dhe jo e kundërta. Policia e shtetit nuk ka atakuar askënd dhe nuk kemi qoftë një rast të vetëm që të ketë kallzim ndaj policisë.”
Albana Vokshi: Ju po thoni që policia nuk ka hyrë në mjediset universitare?
Ndërhyn Kejdi Mehmetaj, por nuk dëgjohet
Sandër Lleshaj: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin
Albana Vokshi: Kjo është e tepërt
Sandër Lleshaj: Të mos më ndërhyjë mua
Kejdi Mehmetaj: Fjalë që policët tuaj me urdhrin tuaj u kanë thënë studentëve i meritoni një nga një, ashtu sic ata studentë kanë reaguar. Do ju heqin ju zvarrë nga zyra juaj. Dhe këtu po flisni me një deputet me arsimin tim nuk keni punë
Sandër Lleshaj: Deputete zvarritëse, do na zvarrisësh ne ti ë…
Kejdi Mehmetaj: Ju po flisni me një deputete. Me arsimin tim nuk keni punë ju. Ju duhet ti përgjigjeni këtij ligji. Është detyra juaj dhe mbani përgjegjësi ligjore në burg nesër. Rregulli është për ju.
këtu, nuk është për ne. Ktheji përgjigje aty. Nuk intimidioni dot njeri ju, jo. Do ta shohim edhe background-in tuaj si e keni, çfarë e keni por më parë ktheni përgjigje për këtë.”
Albana Vokshi: Ju nuk distancoheni që një ministër fyen kolegen tuaj.
Sandër Lleshaj: Cfare fyerje bëra?! E nderuar kryetare
Albana Vokshi: Nuk mund të shkelni etikën. Ju lutem tregoni etikë ndaj deputetëve që janë përfaqësues të sovranit.
Sandër Lleshaj: Nuk e shkel etikën
Albana Vokshi: Ajo përfaqëson interesat e studentëve dhe e di më mirë se kushdo tjetër atë që ka ndodh. Nuk mund të fyeni
Sandër Lleshaj: A mund të vendosim një rregull. Nuk fyej asnjeri por as nuk lejoj të më fyejë njeri.
Kejdi Mehmetaj: “Zoti Ministër ndryshe nga ju unë kam marrë dy mandate nga qytetarët, ndërsa ju keni marrë vetëm urdhrat e një njeriu të çmendur që qeveris këtë vend dhe po ju merr të gjithëve mbrapa. Përpara se ti drejtoheni deputetëve mbani mend mirë se këtu nuk na keni sjellë ju, dhe nuk ju përgjigjemi ne se çfarë përfaqësojmë apo çfarë backround-i kemi por ju ne. Ndaj flisni me pergjegjesinë tuaj për atë sjellje atje se është një turp i madh që Policia e Shtetit dhunon, ofendon, diskriminon fëmijët e shqiptarëve sepse mesa duket ju nuk keni fëmijë, se po të kishin realisht do përdornit tjetër gjuhë sot.
Sandër LLeshaj: Unë i kam fëmijët ndryshe nga ti.
Kejdi Mehmetaj: Nuk flisni ju pa mbaruar unë. Komentet për deputetët, matuni mirë para se ti bëni se mbani përgjegjësi të tjera..
Floida Kërpaci: Është e turpshme kjo që ndodh që një zgjatim i qeverisë vjen këtu dhe tenton të kërcënojë dhe ofendojë hapur deputetë të reja. Këtë ofendim e bën ndaj nesh imagjinoni cfarë bën ndaj qytetarëve të thjeshtë. Kjo që po ndodh sot është një ofendim që i bëhet ndaj nesh përfaqësojnë kërcënimet që bëhen ndaj të rinjve.
Sherr në komision: Mehmetaj: Do ju heqin zvarrë nga zyra. Ministri Lleshaj: Deputete zvarritëse ti ë…Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherr-ne-komision-mehmetaj-do-ju-heqin-zvarre-nga-zyra-ministri-lleshi-deputete-zvarritese-ti-e
Publiée par Ora News sur Mercredi 6 février 2019