Ka histori që na pajtojnë me botën dhe na bëjnë të kemi më shumë shpresë për një të ardhme më të mirë.Skena që shihni në këtë video është bërë virale; Natalie Barnes, nënë dhe shofere autobusi për vite me radhë në Milwaukee, Shtetet e Bashkuara, i dha botës një mësim shembullor.
Kamerat në bordin e autobusit kapën momentin kur një njeri i pastrehë hipi në autobus gjatë një nate të acartë ku temperaturat shënonin – 4 gradë celcius.Natalie e kishte hasur edhe herë të tjera burrin e vetmuar të udhëtonte në mjetin e saj, por atë ditë vendosi t’i drejtonte pyetjen nëse kishte ndonjë problem me të.
Ai i tha se shtëpia e tij ishte e papershtatshme për të jetuar dhe se ai kishte disa javë që jetonte rrugëve.Nëna e tre fëmijëve vendosi ta ndihmonte ndërsa i ofroi edhe ushqim. Reagimi i kësaj gruaje ndaj njeriut të pastrehë do t’ju bëjë të ngrohni zemrat tuaja.