Ilir Meta ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.
Pas kësaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ish kreu i Aleanës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ku shkruan se Meta sapo ndyshoi mendim për ndryshimin e kufijëve të Kosovës. Ai më tej ironizon Berishën dhe Haradinajn sesa do zgjasë patriotizmi i tyre.