Ish kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në ‘Tempora’ ka dhënë disa këshilla për liderin e ri të PD, Lulzim Bashën, se çfarë duhet të bëjë për ti rikthyer sërish lavdinë demokratëve.
“Pse unë mbijetova? Një fakt i thjeshtë nuk u dorëzova kurrë, kjo është e vërteta, mbrojta me çdo çmim ato pak parime që unë besoj. Së dyti duke mos dasht me krahasuar periudhat gjykoj se PD duhet të bëjë një përpjekje shumë më të madhe në drejtim të një zgjerimi jo vetëm të mbështetjes së saj, por të një bashkëveprimi me të gjitha shtresat të cilat e shohin se në Shqipëri është instaluar kakistokracia. Përfshijnë për mua spektrin e gjerë të mundshëm, përveç kriter në asnjë mënyrë krimin dhe bandat.
Së dyti PD duhet të bëjë një përpjekje të madhe për tu shtrirë drejt emigracionit dhe diasporës, në angazhimin e softit e mendjes e aftësive të mëdha të shqiptarëve në vende të ndryshme. Unë e kam biseduar edhe këtë me zotin Basha, dhe unë prapë insistoj në këtë. Sot ka personalitete shumë të shquara në fusha të ndryshme të cilat mund ti japin një kontribut PD-së. Unë jam për një hapje të madhe të PD-së, por dhe për një vështrim drejt elitës shqiptaro-amerikane, shqiptaro-evropiane.”- tha Berisha.