osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Albin Kurti po riciklon qëndrimin anti-Rambuje, anti-Kosovë duke qenë… askushi!

Albin Kurti po riciklon qëndrimin anti-Rambuje, anti-Kosovë duke qenë… askushi!

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka bërë një analizë për qëndrimin e Albin Kurtit për korrigjimin e kufijve. Sipas Myftarajt Albin Kurti po riciklon qëndrimin e tij që ka mbajtur në Rambuje.

Myftaraj: Albin Kurti ka ndërhyrë në debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ndërhyrje e ka bërë nga Tirana. Është një praktikë që liderët e Kosovës për çështje të ndjeshme vijnë në Tiranë dhe shprehen që këtu për opinionin publik për të dy vendet.

Qëndrimi i Albin Kurtit është i njohur kundër korrigjimit të kufijve. Por ajo që të bën përshtypje në qëndrimet e Albin Kurtit është sepse ai merr një pozicion maksimalist që ka kuptim në rastin e atyre vendeve që kanë dhe forcën përkatëse ushtarake për të mbështetur qëndrimin e tyre.

Albin Kurti: “Ne themi po bashkimit me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë. Bashkimi duhet të na rrisë e jo të na fragmetizojë, duan ta ndotin fjalën bashkim duke e sajuar skemën sipas të cilës për të bashkuar me Shqipërinë duhet ti japim tokën Serbisë. Serbia na ka borxh shumë”

Qëndrimi i Albin Kurtit është riciklimi i qëndrimit që ka mbajtur ai 20 vjet më parë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Konferenca e Rambujesë për Kosovën, me pjesëmarrjen e fuqive të mëdha, ishte të nënshkruhej një marrëveshje e cila, të thuash të vërtetën ishte mjaft problematike, por kjo marrëveshje pritej që mos të nënshkruhej nga serbët. Kështu që nëse e nënshkruan shqiptarët pritej që automatikisht NATO-ja do të aktivizonte vendimin e saj për bombardimin e Serbisë. Pra firma e shqiptarëve nuk kërkohej për të zbatuar marrëveshjen, por për të bombarduar Serbinë.

Në ato kohë Albin Kurti ishte zëdhënës i Adem Demaçit, i cili ishte kundër nënshkrimit të marrëveshjes. Atëherë Albin Kurti ka qenë kundër Thaçit me argumente maksimaliste. Nëse do ishte mbajtur ai qëndrim që kërkonte Albini nuk do të ishte bombarduar Serbia, do ishte braktisur Kosova dhe nuk do ishte kjo Kosovë që do ishte sot.

Sot vazhdon me qëndrimin maksimalist. Qëndrimi maksimalist është se ne nuk japim asgjë dhe duam gjithçka. Pra duam Kosovën në kufijtë e saj administrativ të ish-Jugosllavisë.

Problemi është se ky qëndrim i artikuluar nga Albin Kurti në kohën e Konferencës së Rambujesë dhe i rimarrë në kushtet e sotme, nuk ka logjikë, sepse Kosova nuk ka fuqi ushtarake që tu thotë ndërkombëtarëve se do ta zgjidh unë me Serbinë dhe të hyjë në një luftë me Serbinë dhe të marrë veriun.

'Ju flet Moska' nga Kastriot Myftaraj – "Albin Kurti po riciklon qëndrimin anti-Rambuje" (5 shkurt 2019)

'Ju flet Moska' nga Kastriot Myftaraj – "Albin Kurti po riciklon qëndrimin anti-Rambuje" (5 shkurt 2019)Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-albin-kurti-po-riciklon-qendrimin-anti-rambuje

Publiée par Ju flet Moska – Nga Kastriot Myftaraj sur Mardi 5 février 2019