Partia Demokratike ka sulmuar revistën amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime se PD përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit është financuar nga lobe ruse për t’u promovuar në Uashington dhe krijuar destabilitet në Ballkan. Përveç një deklaratë zyrtare kërcënuese nga PD, deputetë të kësaj partie kanë hedhur akuza ndaj revistës amerikane.
“Është një nga ato paçavuret që ekziston vetëm për të goditur presidentin Trump dhe ka marrë të paktën 2 milionë euro nga financuesi i tyre dhe nga Edi Rama personalisht, vetëm për këtë shkrim”, ka thënë Strazimiri në Komisionin e Ligjeve. Ky eshte zbulimi me i ri nga PD pas atij qe ben per gazetën më prestigjioze në botë, “Nju Jork Times”, kur i’u shpërtheu Gërdeci, duke e quajtur ‘letër higjenike’.