osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çudia! Ndërkombëtarët e duan në burg, prokurori Hajdarmataj i sfidon hapur: Kërkon të jetë pjesë e SPAK

Çudia! Ndërkombëtarët e duan në burg, prokurori Hajdarmataj i sfidon hapur: Kërkon të jetë pjesë e SPAK

Kjo lëvizje e papritur e prokurorit shqiptar pritet të vërë në lëvizje gjermanët, të cilët mund të sjellin me urgjencë dosjen e plotë të “613 kg kokaine” në Tiranë, që do të çonte në burg Hajdarmatajn

Një tjetër prokuror ka aplikuar sot për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK, që do të godasë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Bëhet fjalë për prokurorin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj është një emër i njohur, për shkak të akuzave të lëshuara ndaj tij se ka lidhje me sasinë rekord të kokainës, prej 613 kg, që vinte nga Kolumbia dhe u sekuestrua në Portin e Durrësit, një vit më parë.

Kokaina kolumbiane u gjet në kontenierët me banane, pronar i të cilëve ishte Arbër Çekaj, që është arrestuar nga autoritetet gjermane. Këta të fundit kanë marrë shumë seriozisht hetimin dhe zbardhjen e plotë të trafikut të kokainës kolumbiane përmes Shqipërisë në vendet e BE.

I përfshirë në dosjen “e nxehtë” të 613 kg kokaine dyshohet të jetë edhe Besim Hajdarmataj, i cili në kohën kur u kap lënda narkotike ishte kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe mbylli dosjen me dijeninë dhe mbështetjen e Adriatik Llallës.

Për këtë arsye, gjermanët nisën menjëherë lëvizjet për të zbuluar dhe çuar pas hekurave gjithë kupolën e përfshirë në këtë super-trafik, ku mendohet se kanë zbërthyer edhe njeriun e lidhur direkt me kokainën, Arbër Çekajn.

Prej asaj kohe, në vendin tonë kanë ardhur disa ekspertë dhe zyrtarë të lartë gjermanë, të cilët kanë sinjalizuar për shpartallimin e këtij grupi të “strukturuar kriminal”, me në krye Llallën, Hajdarmatajn dhe Çekajn. Zbardhja e plotë e dosjes nga autoritetet gjermane do të rezultojë fatale për Hajdarmatajn, i cili sot iu ka hapur sfidë ndërkombëtarëve, duke aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK.

Kjo lëvizje e papritur e prokurorit shqiptar pritet të vërë në lëvizje gjermanët, të cilët mund të sjellin me urgjencë dosjen e plotë të “613 kg kokaine” në Tiranë, që do të çonte në burg Hajdarmatajn. Mbetet për t’u parë ditët në vijim nëse prokurori i futur në “listën e zezë” nga ndërkombëtarët do ia dalë të bëhet pjesë e SPAK, apo do të japë llogari para drejtësisë për zullumet e tij.